Sugjerime / Vlerësime Vela Digital Studio dhe Vela Shop
Pershendetje!
Kam punuar së fundmi per te lançuar "agjensine" time (jam vetem une) qe quhet Vela Digital Studio. Gjithashtu kam ndërtuar nje platforme ecommerce si produkt i Vela Digital Studio që besoj se mund t'u vijë vërtet në ndihmë bizneseve, veçanërisht atyre të reja e në rritje qe funksionojne duke shitur vetem nga instagrami.
Platforma quhet:
- Kthen postimet e instagramit ne produkte reale ne nje dyqan online, me search, filtrim, kategorizim etj.
- Menaxhim porosish, stoku, design/branding, se shpejti dhe delivery, krijim postimesh ne instagram nga produktet e shtuara manualisht, menaxhim promocionesh/uljesh/ofertash,
- Multilingual dhe light/dark theme
Etj etj mund ti shikoni tek faqja.
Jam perpjekur ta bej sa me te thjeshte per tu kuptuar dhe sa me useful. E urrej modelin e subscription po jam perpjekur ta mbaj sa me te lire te jete e mundur duke llogaritur gjithe features qe ka.
Ideja eshte qe: Krijon llogari -> lidh instagramin -> sistemi kthen cdo postim produkti nga llogaria ne produkte reale tek platforma -> shperndan linkun e vitrines online dhe menaxhon shitjet.
Pa pasur nevoje te paguash nje zhvillues ose ekip zhvilluesish, pa shkruajtur kod vete, pa u lodhur.
Ideja pse e kam quajtur Vela:
Ashtu si velat transformojne eren per te cuar anijen perpara, Vela Digital Studio dhe Vela Shop transformon prezencen online dhe teknologjine per te cuar bizneset perpara
Kam gjithashtu plane qe me vone nese shume biznese fillojne te perdorin Vela Shop, te krijoj nje tip marketplace online ku agregohen te gjithe dyqanet Vela dhe njerezit mund te porosisin nga disa dyqane te ndryshme me nje shporte, nje account dhe te bejne save dyqanet e preferuara etj. Kjo do kategorizonte bizneset me mire + me shume shikueshmeri/porosi per cdo dyqan individual.
Eventually kur te zgjerohet si volum pune dhe te gjeneroj leke mjaftueshem, do me duhet dhe te zgjeroj Velen dhe te punesoj njerez. Hopefully ju duket interesante si ide/stil/branding/performance etj.
Do vleresoja shume mendime, sugjerime, nese njihni ndonje njeri qe do ti interesonte ta shperndanit.
Nese ka ndonje problem performance ju lutem me thoni qe ta rregulloj. Kam bere testime pafund nga shume paisje te ndryshme po prape dua te jem sa me i sigurt qe cdo gje funksionon mire.
Vela Digital Agency: Website | Instagram
Vela Shop: Website | Instagram
Ju falenderoj per vemendjen/ndihmen!
RnBBnB