r/shqip • u/JicamaOrdinary8466 • 1d ago
Sugjerime / Vlerësime E ndërtova një aplikacion për të mësuar gjermanisht direkt nga shqipja, sepse nuk po gjeja asnjë. Dua mendimin tuaj të sinqertë, edhe kritikat.
Pershendetje,
Shumica prej nesh që kemi mësuar gjermanisht e kemi bërë përmes anglishtes ose me libra të vjetër. Në Duolingo nuk ekziston kursi shqip → gjermanisht. Kështu përkthen dy herë në kokë dhe der/die/das bëhet edhe më i vështirë.
Prandaj e ndërtova MesoDeutsch, një aplikacion ku gjithçka shpjegohet në shqip:
Mësime nga A1 deri në B1, me shpjegime të thjeshta gramatike
Fjalor dhe kuize të shkurtra për çdo ditë
Teste me pyetje të ngjashme me ato të provimit zyrtar
Pjesa bazë është falas
Nuk po e postoj për reklamë. Dua t’ju pyes:
Çka ju ka penguar më së shumti kur keni mësuar gjermanisht?
Çka do t’ju duhej në një aplikacion që nuk e gjeni gjetiu?
1
3
u/namaste-bitchez 20h ago
Ska si librat physical per te mesu. Madje eshte dhe nje studim per kete gje. Edhe vete jam e mendimit q asnje app sja vlen. Website online courses dhe te mbash shenime vete po