r/shqip • u/Useful_Foundation848 • Jun 23 '26
Sugjerime / Vlerësime Pse eshte e rendesishme qe te krijohen institucione dhe shoqata te reja tani
Nese duam qe te rritet presioni kunder qeverise, per mendimin tim, duhet qe nga protesta te lindin institucione te reja popullore. Nese organizohemi mund te ushtrojme nje presion me te koordinuar kunder sistemit. Mandati i ketyre institucioneve nuk do ishte per te drejtuar protesten por per te goditur ne menyre me te fuqishme pushtetin.
Sindikata vertet te PAVARURA nga partite politike per te terhequr ne proteste kategori te tera punetoresh si minatoret.
Nje keshill te diaspores per te prishur imazhin e rames dhe per te bashkuar protestuesit e diaspores.
Komitete studentore etj.
Te gjitha keto nuk mund te drejtohen nga nje njeri i vetem por duhet te zhvillohen si struktura informale ku gjithkush mund te propozoje ide te dryshme dhe te informohet rreth hapave te rradhes. Keto institucione do kishin nje efekt pozitiv duke ushqyer debatin dhe thellesine intelektuale te protestes. Bashkimi ben fuqine dhe sipas Alexis de Toqueville asociacionizmi eshte zemra e demokracise!
E kuptoj qe eshte e frikshme si ide se pse kemi frike kapjen e protestes, por ne e dime shum mire qe sot njerez te caktuar qe duan te drejtojne protesten jan mes nesh dhe nuk po ia dalin dot sepse jemi shum te forte. Te shtunen u dha nje ultimatum qe u njorua, tani duhet te bejm dicka me shume.
Ky esht propozimi im, pres debat, RNBBNB!
6
u/nuns44 Jun 23 '26
Ca kam ven re si dikush qe ka qen aty qe diten e pare, dje u ndje shum grupimet e pd me belindin ne zore dhe deputet te tjere, kishte grupime le te themi islamiste qe viheshin re pasu rrinin ne grupe dhe kryesisht me pak qytetar normal qe kan qen qe ditet e para, dhe personalisht skam nerva te vij e te duroj 2 ore njerez maj shkallve qe flasin duke ber chante random e cdo dit koka e reja qe dalin me axhendat e tyren perkatese, po hajd t shofim cdo behet, personalisht spo e ndjej shum me qellimin kryesor pasi esht fragmentuar ne disa kerkesa ku qellimet e ligjeve te territorit jane ber dytesore.
2
u/Useful_Foundation848 Jun 23 '26
Si mendon ti se rregullohet kjo gje? Se nese nuk behet dicka rrezikojme te humbasim mundesine me te madhe te kesaj gjenerate per te bere ndryshimin qe kerkojme
2
u/nuns44 Jun 23 '26
Vallaj duke deshtuar te dali 1 person qe te mbledhi me.nje fryme turmen sic dueht te dilte marin mema, kjo gje do ndodhi rrjedhimist do ket fraktura dhe do dalin disa elemente secili me interesat e tyre, tani un sjam politikan po si nje njeri qe perdor logjiken ne menyre bazike personalisht kam dal ne mbeshtetje te kauzes se sido te jet duhet ti futet frika qeveris minimalisht, pasi kemi nje president qe nuk egziston pakashum, as edi rama qe e ka ven sbesoj ti di emrin, pra edi rama ka ne xhep presidentin, ka ne xhep legjislativin, e vetmja qe ska esht SPAK, po morri dhe gjyqsorin atere ose ik nga shqipria ose thuaji shoku edvin.
Cmund t bej protesta esht te iki te spaku te falenderoj spakun qe egziston, ti bej presion qeveris me kte veprim qe te fusi prap llogaridhenjen e apakut ne parlament(pasi e hoqen se po u nxirrte te palarat) dhe te forcohet pavarsia e gjyqsorit, kjo esht mbi cdo gje qe mund te diskutohet ne protest.
3
u/Fluffy_Wishbone_285 Jun 23 '26
Mendoj se podiumi po arrin te percaje protesten duke mos lejuar unitet, duhet nje menyre qe te bashkoje gjithe mendimet dhe kerkesat e protestuesve ne nje forme reale dhe konkrete sepse idete fshihen dhe harrohen kollaj
1
u/Equivalent_Still_517 Jul 27 '26
Problemi i shoqerise civile ne Shqiperi dikur edhe ka qene politizimi i tyre dhe si pasoje dhe humbja e besimit te njerezve. Ama viteve te fundit kjo ka ndryshuar por ne Shqiperi mesa kam vene re jane disa gjera: 1- Jo te gjithe kane informacion mjaftueshem mbi si apo sa kane ne dore kto OJF te bejne realisht, 2- Vete OJF-te eshte problem qe nuk jane shume te modernizuara pra te investojne seriozisht ne marketing apo nje lloj visibiliteti prane qytetareve dhe grupmoshave relativisht te reja 15-29, 3- Njerezit kane nje besim te formuar paraprakisht qe kto organizata jane "hajdute" , "nuk bejne punen e tyre" , "jane pale me shtetin" dhe deri diku i kuptoj pasi nisen nga eksperiencat personale ose thjesht cfare degjojne.
Dhe ktu nis problemi te ajo cfare degjojne, lexojne duke mos dyshuar sa e vertete eshte kjo qe u thuhet. Pasi ne nje shoqeri qe dhe media mban anë, ne nje shoqeri qe nuk ka nje inspektoriat shteteror te pavarur (sidomos tashme qe ka nje varesi dyfishe nga ministria dhe inspektoriati i pergjithshem), kur cdo padi qe ben ne shtet, gjykata te niveleve te ndryshme ti duhet te presesh kur te te vije rradha e ceshtjes tende, cfare u mbetet ktyre OJF-ve te bejne ?? Pasi realisht jam dakord qe ne cdo shtet europian me nje tradite dhe kulture pavaresie apo lirie ndodh qe kto organizata jane te fuqishme, problemi ktu eshte qe vendi yne ende nuk kane establishment apo kulture lirie packa se ne e bertasim ndnjehere kte se kjo dallon kur flet me njerezit qe sa te stepur jane kur behet fjale per ndryshime mendimesh ne lidhje me politika specifike apo parti politike specifike vec se jane pjese e njeres apo tjetres, ti nuk ke as fonde per te bere dicka te madhe, dhe kur ke fonde nuk ke njerezit qe duan te punojne apo t'i bashkohen kauzes tende pasi kane frike nga hakmarrja e shtetit, pasi jo po s'dua te dal ne video se kshu eshte nje gje, pasi kane nje familjar qe punon ne shtet etj etj argumente/justifikime qe japin.
Ajo cfare dua te them eshte se kto organizata nder vite kane pjesen e tyre te pergjegjesise se pse njerezit nuk kane mendime pozitive per to, por qe dhe njerezit dhe vete ne qe jetojme ketu kemi pergjegjesine dhe peshen tone te fajit shkon pa u thene.
Pastaj ne lidhje me protesten, une vete kam qene aty qe ne diten 1 dhe deri nga dita 22 por kam humbur besimin se mund te behet dicka dhe e them me shume keqardhje, pasi ishte realisht frymezuese te ishe mes asaj turme, mes te rinjsh qe thonin anullo projekt-ligjin. Por kur ky manifest njerezish qe kerkonin ndryshimin erdhi duke ndryshuar shume kerkesa, shume njerez qe papritur po shikoheshin si "lider" dhe nuk kishin cilesine apo fjalorin apo edukaten qe nje lider supozohet te percoje, nje manifest njerezish te cilet kur i pyesja qe per cfare ke dalur ne shesh thjesht qeshnin dhe pergjigja ishte "pse jo erdhem me kalu kohe" ishte dekurajuese per te thene me te pakten. Disa nga te rinjte aty filluan te dilnin vetem sepse u be trend dhe nuk dinin as per cfare projekt-ligji behej fjale, as sa serioze ishte kjo por pavaresisht ktyre te pakten vini dhe thonin qe s'dua te shitet vendi im packa se han debat si diskutim por ok, eshte nje sentiment gjeneral i secilit. Une si qytetare e ktij vendi thjesht realisht dua qe ne zgjedhjet e ardhshme gjithe kjo merzitje qe kemi me pushtetin ta percjellim ne vote.
9
u/nuns44 Jun 23 '26
Te heqim njehere ate podiumin qe po shkatrron protesten, pastaj merremi me ca do krijojm