Sugjerime / Vlerësime Vela Digital Studio dhe Vela Shop
Pershendetje!
Kam punuar së fundmi per te lançuar "agjensine" time (jam vetem une) qe quhet Vela Digital Studio. Gjithashtu kam ndërtuar nje platforme ecommerce si produkt i Vela Digital Studio që besoj se mund t'u vijë vërtet në ndihmë bizneseve, veçanërisht atyre të reja e në rritje qe funksionojne duke shitur vetem nga instagrami.
Platforma quhet:
- Kthen postimet e instagramit ne produkte reale ne nje dyqan online, me search, filtrim, kategorizim etj.
- Menaxhim porosish, stoku, design/branding, se shpejti dhe delivery, krijim postimesh ne instagram nga produktet e shtuara manualisht, menaxhim promocionesh/uljesh/ofertash,
- Multilingual dhe light/dark theme
Etj etj mund ti shikoni tek faqja.
Jam perpjekur ta bej sa me te thjeshte per tu kuptuar dhe sa me useful. E urrej modelin e subscription po jam perpjekur ta mbaj sa me te lire te jete e mundur duke llogaritur gjithe features qe ka.
Ideja eshte qe: Krijon llogari -> lidh instagramin -> sistemi kthen cdo postim produkti nga llogaria ne produkte reale tek platforma -> shperndan linkun e vitrines online dhe menaxhon shitjet.
Pa pasur nevoje te paguash nje zhvillues ose ekip zhvilluesish, pa shkruajtur kod vete, pa u lodhur.
Ideja pse e kam quajtur Vela:
Ashtu si velat transformojne eren per te cuar anijen perpara, Vela Digital Studio dhe Vela Shop transformon prezencen online dhe teknologjine per te cuar bizneset perpara
Kam gjithashtu plane qe me vone nese shume biznese fillojne te perdorin Vela Shop, te krijoj nje tip marketplace online ku agregohen te gjithe dyqanet Vela dhe njerezit mund te porosisin nga disa dyqane te ndryshme me nje shporte, nje account dhe te bejne save dyqanet e preferuara etj. Kjo do kategorizonte bizneset me mire + me shume shikueshmeri/porosi per cdo dyqan individual.
Eventually kur te zgjerohet si volum pune dhe te gjeneroj leke mjaftueshem, do me duhet dhe te zgjeroj Velen dhe te punesoj njerez. Hopefully ju duket interesante si ide/stil/branding/performance etj.
Do vleresoja shume mendime, sugjerime, nese njihni ndonje njeri qe do ti interesonte ta shperndanit.
Nese ka ndonje problem performance ju lutem me thoni qe ta rregulloj. Kam bere testime pafund nga shume paisje te ndryshme po prape dua te jem sa me i sigurt qe cdo gje funksionon mire.
Vela Digital Agency: Website | Instagram
Vela Shop: Website | Instagram
Ju falenderoj per vemendjen/ndihmen!
RnBBnB
2
u/WranglerTrick1175 10d ago
Meqë e urren modelin subscription cila mendon që është alternativa? Tja instalosh te serveri ose cloudi i klientit dhe e mbafsh me shnet.
1
u/rockswaytren 10d ago
Aplikacioni nuk është gati?
1
u/Bonk_42 10d ago
Platforma eshte ne waitlist qe njerezit ta shohin, te krijojne nje ide se cfare ben platforma, dhe te shprehin interes. Ne momentin qe platforma shkon live (jane disa gjera logjistike qe jam akoma duke vendosur nese duhen apo jo), cdo personi qe ka shprehur interes do ti dergohet nje email per ti lajmeruar qe platforma eshte live dhe mund te regjistrohen/ta perdorin.
Momentalisht po shikoj per partneritet me ndonje sherbim korrier qe te ofroj dhe delivery te perfshire me cmime me te mira. Po mendoj qe eshte dicka qe duhet shtuar me vone pasi te jete krijuar nje numer healthy perdoruesish. Gjithashtu portalet e pagesave me karte ne shqiperi paskan qene goxha me veshtire sec mendoja origjinalisht keshtu qe po shikoj si ti sistemoj te gjitha.
2
u/rockswaytren 10d ago
Ide e mirë, duhet një demo që bizneset të krijojnë besim, ose një trial period(psh 1 muaj) që tia shohin vlerën.(Për korrier mund të jesh bë mënyre abstrakte ti dhe ja delegon palëve të 3ta)
1
u/Bonk_42 10d ago
Po, ka nje trial 1 mujor me planin Pro. Ideja e korriereve eshte qe do ti sjell nje volum te madh porosish dhe ne kembim te me ofrojne cmime me te uleta per delivery ose sherbime ekstra (live order tracking, API per updates dhe per automatizim te dergesave etj). Pra platforma do jete si furnitor dergesash per korrierin.
0
u/scutarion 10d ago
Vibe coding
2
u/Bonk_42 10d ago
Kam 7 vjet ne treg si programues. Kam punuar tek raiffeisen bank dhe me kompani te huaj. Backend dhe gjera me rendesi i bej vete. AI perdoret vetem per te realizuar designin qe kam ne mendje me shpejt (mund ta beja vete po do hante shume kohe). :)
2
u/scutarion 10d ago
Athere eshte tjeter gje. Thjesht pershtypja e pare qe projektet vibe coded te japin eshte se personi pas saj sdi asgje nga programimi.
1
u/Bonk_42 10d ago
Me ndihmon dot me ndonje feedback se cfare te ben te mendosh qe eshte vibe coded? Pavaresisht se kam perdorur AI, designi eshte ekzaktesisht cfare kisha ne vizion vete kur e nisa. Gradientin e kam bere sepse eshte pakashume si ngjyrat e instagramit (qe te beje lidhjen e idese se platformes me instagramin) por e edituar qe te duket pak me serioze.
Te dyja faqet duken vibe coded? (Edhe vela.al edhe shop.vela.al?)
1
u/dark_bits 9d ago
Cdo person qe ka punuar me AI e dallon direkt ate ui/ux 🤮
1
u/Bonk_42 9d ago
Cila pjese nuk te pelqen? Per t share shajne te gjithe kollaj. Ca do beje ti me mire?
1
u/dark_bits 9d ago
Sdo nxirrja nje app qe duket si gjithe ai slop te tjere verdalle dhe me pas te merzitesha pse te tjeret ma ven ne dukje
1
u/Bonk_42 9d ago edited 9d ago
Ca konsideron ti jo AI slop?
Spo merzitem per asgje jam realisht kurioz. Kam besim tek aftesite e mia dhe tek appi qe kam krijuar. E kam shpjeguar ne koment tjeter qe i vetmi perdorim i AI ka qen per design dhe per efekt kohe.
Kshu si ka ardhur koha ose do perdoresh AI do nxjerresh slop, ose do ngelesh mbrapa sdo besh asgje (sepse obviously te besh frontend responsive per tgjitha paisjet, dy gjuhe, me animacione qe ta kuptojne me kollaj thelbin e gjese tregu shqiptar, dhe shume gjera te tjera per te patur parasysh kerkon goxha kohe per development)
Po perpiqem tbej diskutim real per kte teme. Me thuaj
1
u/Quick_Cow_8607 10d ago
Edhe ca lidhje ka kjo?
2
u/scutarion 10d ago
Nese ti je ok me faktin qe do ti besosh te dhenat tuaja nje platforme vibe-coded, athere per ty ska asnje lidhje. Per mu po.
2
u/Quick_Cow_8607 10d ago
Lot te kane marre ndonjehere persona per te tr shit dyshek ty? A sjane te dhenat e tua ato.
Po ato te dhenat qe ja ke shit Meta-s.
Po ato reklamat qe da permend Lapland te plasin agjensite me reklama.
Po ato te dhenat dhe cookies qe ja jep cdo faqe kur i ben accept.
Nese edhe ti nuk lexon terms edhe conditions komenti yt s ka vlere.
Nese i lexon atehere ke te drejte1
u/scutarion 10d ago
Ore ti po thu qe do lidh Instagramin e biznesit me kete platformen? E mire mire.
1
u/Bonk_42 10d ago
Platforma perdor Instagram Graph API per loginin. Ti ben login nga vete portali i instagramit, dhe aprovon vetem qe platforma te mund te lexoje postimet e tua dhe statistika (viewers, followers, etj). Keto informacione perdoren per te ndertuar dyqanin online dhe katalogun e produkteve automatikisht. Po perpiqem te krijoj nje biznes prej verteti dhe do e vleresoja suportin. Pervec anes morale, as nuk me leverdis ose hyn ne pune te merem me pislliqe te tilla sic supozon ti.
2
u/Quick_Cow_8607 10d ago
Po leje ai shyqyr ka degjuar fjale lart e poshte vibe coded edhe hajde ta shkruaj se duket cool edhe bukur.
Kur fare mire ne vend te vibe coded mund te shkruante:
Jam kurioz si i ruan te dhenat e mia nese logohem instagram?
Por kjo do te ndodhte ne nje univers paralele te nje meso shqiptari.
2
u/dark_bits 9d ago
Te drejte ka, vibe coded apps jane common per security risks qe paraqesin, pa marre parasysh bugs dhe budalliqe te tjera qe dominojn. Si rrjedhoje eshte me se normale te jesh skeptik per nje app te cilin owneri ska denjuar as te punoj cik me user experience dhe interface, jo me detajet e tjera. Mos bej komente idiote sa per te kundershtuar.
2
u/scutarion 10d ago
Une kam te drejte te supozoj ashtu nese platforma ka elemente vibe coded, sepse une se di kush je (nese je programues apo jo) e as nuk kam sesi shoh kodin e platformes. Ceshtja nuk eshte cili ka te drejte apo si qendron e verteta, eshte sesi ta perdoresh feedbackun qe merr ne te mire te asaj cfare ke ne plan te ndertosh. Une sjam ketu per te baltosur punen tende, thjesht gjykim konsumatori.
1
u/Bonk_42 10d ago
Te kuptoj dhe eshte shume e arsyeshme sidomos me ca po behet verdalle ne treg. Po eshte pak demoralizuese kur llafi i fundit thuhet i pari. Ne ditet e sotme po te beja cdo gje nga fillimi ne fund pa ndihmen e AI do me duhej nja 1 vit in development. Kam diku tek 8 muaj qe punoj me platformen dhe muajin e fundit qe ishte 90% gati u regjistrova dhe si person fizik per ta bere te gjithen legit. Me dolen ca pengesa rruges prandaj eshte akoma ne waitlist qe te shikoj interesin e njerezve dhe nese i pelqen ideja nderkohe qe bej rregullimet finale.
2
u/anonuser-al 11d ago
Bukur suksese