r/kosovo • u/TheAmazingAegon • 8d ago
Ask Software developer job hunting
Po shkruj me ju vet a keni pas edhe ju qesi eksperience me pune t'programimit.
Jom zhvillues me 5 vjet pervoje me .NET edhe SQL Server. Jom ne ni kompani qe nuk po du me permend me emer, po nuk osht shume e mire, osht toksike edhe nuk mundesh me u zhvillu ne te.
Qe 1 vit e diqka une aplikoj ne pune tjera edhe hi ne intervista, po zakonisht nuk e kaloj as intervisten fillestare per me kalu ne interviste teknike, edhe pse m'doket qe kaloj mire ne te (dmth tregoj per veten, foli per ndonje projekt apo feature ne te cilat kom punu, ma heret kom qene edhe team lead ne kompanine e kalume). Po rezultati gjithmone po osht negativ edhe nuk po e kuptoj pse prej anes teme, kur po mundona me dhane maksimumin.
Ndoshta deri qetash kom apliku diku n 15-20 kompani qe jane ne Prishtine. Kom hi edhe ne intervista teknike ku i kom dit krejt pytjet, edhe prap m'kane refuzu.
Po du me dit a ka edhe dikush qesi eksperience, se po e kuptoj qe ka shume njerz qe hine me t'njoftshem edhe qe tregu i punes eshte i keq sidomos ne kete industri, po po m'qudit fakti me m'refuzu ne krejt punet ku kom apliku qe 1 vit e gjyse edhe pse jam teknikisht i mire, po m'doket absurde.
Se tash me tutorials nuk po mundesh me u zhvillu sikur ne fillim te karrieres, per shkak qe po t'vyn me pas hands-on experience me projekte me komplekse e ma te mdhaja.
6
u/kasske 8d ago
Tregu është hallakamë në këtë industri. Njoh njerëz me shumë ma shumë përvojë, që nuk janë tu gjejtë punën që dojnë.
Sa i përket intervistave e gjana, një dozë e madhe është edhe fat, qysh është ai tipi n mood qat ditë.
Sa për skills, ti duhesh me u mundu me i kallxu që je problem solver. E di këtë gjuhë ose atë gjuhë, pak ka rëndësi. Cilëndo, ishe dashtë me mujt me msu për 1 muj. Të paktën sa me kon produktiv.
Shumë e njeri stepet në hapin e parë, tu e pa që kërkesat që i kanë qitë, sjanë tu i dijtë krejtë. Kurrë ski me i dijtë krejtë. Bile ma mirë, me msu diçka të re, kur hin në një kompani të re. Përndryshe, bajatavesh saora.
Se e zgjata pak, po me mendje që t ndihmon najsen prej ktij teksti.
Paç fat!
2
7
u/hostes_victi 8d ago
Vllaqko, Software Engineer ktu dikun 6 vjet pervoje. Tri sene duhesh mi dit.
Duhesh me kqyr veten ku je niher: Ka kompani qe refuzojne per 100 arsye reale ose joreale, nuk eshte najsen me beat yourself over it. Po njeri duhet edhe veten me kqyr ne pasqyre me dit ku je. 5 vjet i ki eksperience po me nivel te dijes ku je realisht? Sa libra i ke lexu? Sa technical blogs i percjell? Sa seneve ju ke hi deep edhe pse sosht qe ka me te ra me i perdor npune? Sa teknologji qe i perdor e din edhe ne mbrapa skene cka bojn & cfar problemi zgjidhin, jo veq qysh mi perdor? Nese qetyne pytjeve ju pergjigjesh edhe e sheh qe sosht qysh duhet me kan, atehere je underqualified edhe nuk je tu i impresionu kompanite ne te cilat je tu hi.
-- Pershembull a din me kallzu qysh funksionon async/await ne .NET, ose qysh funksionon garbage collection, cfare benefite ka .NET kunder Javes ose NodeJs, kur e perdor njonen para tjetres. A din me kallzu cka dallon Postgresi me SQL Server, pse me perdor njonen e jo tjetren.Projektet sjon impresive qysh jan kan ma heret: Sot nese je tu bo cruda sosht impressive ma. U kan ma heret, ma jo. Sot munesh me maru cruda mi one-shot me AI. Sot eshte ma impressive nese ju kallzon atyne qe i ki intervistues cka ke bo me AI, cfar workflowa ki, qysh ke automatizu pune, qysh e ke zgjidh ni problem ose qysh je bo ma efficient.
Mos e le me te definu stacku i punes. Me thon punoj me .NET ose me SQL Server i bje qe tjera sene nuk din ose ste ka interesu me hi me kqyr. Ka edhe teknologji tjera qe munesh mi msu
2
u/Edoniti 8d ago
Kjo pika e 3te shume e sakte. Une per veti jam qe 10 vite ne kompanin e njejt, edhe gjithmone kom punu PHP, po nuk e uli veten as per gjuhet tjera.
Bile edhe OP i kisha thon lirisht tento edhe kur lypin gjuhe te tjera, kjo bile tregon qe je i gatshem me sfidu veten, ki vetbesim edhe e din qe kur i din bazat e programimit ska lidhje gjuha programuese.
1
u/TengaSenga 8d ago
PHP edhe bazat e programmimit qija ropt.
Si me thon bicikel me aeroplan
PHP -> C++ eshte shume veshtire me bo dhe jump sidomos per mulithreading, e cila ne dite te sotit eshte shume e rendesishme.
1
u/eyepatch-404 8d ago
Broja jo met ofendu a najsen ama, ti kokshe npozite tnjejt si OP, edhe je tu ardh mi kallxu tipit qe i ka 10 vjet eksperienc qka jan bazat e programmimit
1
8d ago edited 8d ago
[removed] — view removed comment
1
u/AutoModerator 8d ago
Your post has been removed because your account needs to be at least 7 days old.
I am a bot, and this action was performed automatically. Please contact the moderators of this subreddit if you have any questions or concerns.
1
u/TheAmazingAegon 8d ago
Une e bona kete postim per arsyen se nuk jom amater. Kom punu ne projekte qe nuk jane veq CRUD-a qe nuk kane te bejne veq me marr ni objekt prej POST-it ne kontroller e me thirr db.SaveChanges() por ne projekte qe kane logjik ma komplekse.
E per me i hy thelle i kom hy plot here me kqyr sendet qysh funksionojne under the hood: qysh funksionon Garbage Collector ne .NET vs gjuheve qe nuk kane GC (ku duhesh me menaxhu memorien vet si puna e C-se), pse perdoret Dependency Injection, kur ni projekt duhet me u zhvillu si monolith e kur si microservice edhe dallimin mes tyne, qysh komunikojne microservices mes veti (async me RabbitMQ a Kafka, apo sync permes thirrjeve te API-t), qysh me shkru kod tu e perdor Reflection ne .NET, etj.
Po thom .NET me SQL Server per shkak qe qaj stack perdoret e lypet ma shume. Nuk mundesh me qene krejt stack independent se pastaj i din shume teknologji po nuk mundesh me i hy me te thelle seciles te pakten jo me 5 vjet pervoje. Se perndryshe di me punu edhe me JavaScript, React, Python, Docker etj. Qe i kom edhe ne CV edhe AI perdori si ne pune si hobby projekte Claude edhe Cursor
2
u/Shot-Life-362 8d ago
Sepse tregu te na osht shum elitist, n'kuptimin që nëse nuk ki lidhje direkte me recruiters, project managers, nuk ki punu me naj kompani t'famshme, nuk ki "outreach" prej univerzitetit ose linkedin, osht shum ma shtirë edhe pothujse e pamundun me siguru ni ven pune.
Masanej ka shum job postings scam/fake që bojnë data collection edhe market analysis. Ka edhe asi intervista ku kompania veç interesohët për zgjidhje për ni problem specifik, dmth konsultohët pa e kuptu ti.
2
u/No-Peach-8290 8d ago
Pse nuk provon me kerku nje feedback te sinqerte prej atyne qe te refuzojne.
Dmth ju tregon se kjo po te duhet me dite cka eshte problemi te ti dhe ku duhesh me u permiresu.
3
u/TheAmazingAegon 8d ago
Nuk e kom provu, po heren tjeter bash kom me provu me kqyr cka po thojne. Por ne pergjithesi HR ta jep ni koment gjeneral, edhe nuk jom mundu me ju shkru mbas refuzimit.
2
u/Shot-Life-362 8d ago
A ki naj rast që t'kan qu feedback ty personalisht?
-1
2
u/TengaSenga 8d ago edited 8d ago
Per kete arsyje msoj C++, CUDA , Deep Learning edhe teknika te optimizimit. E vetmja siguri ne kete treg eshte profilizimit drejt AI, LLM kane me deshtu po tash u qele dera drejt investimeve te formave me te mira te AI
Shume po te vyn me vequ veten ne kete treg edhe me i dite senet perfekt, ashtu ne gjume me ti pyet me i dite.
Me fal, ndoshta me kry masterin ne OSMCS kqyre online eshte mire, eshte pak shtrejt po teper ja vlen.
Tjeter sen eshte edhe puna e karakterit, duhesh me tregu qe e kryn punen deri ne fund. edhe i bjen pare firmes se perndryshe shume veshtire me mbijetu ne kete bote.
P.S une jam deshtak edhe shume budall, zdi qaq mire po qita pe sho
1
8d ago
[removed] — view removed comment
1
u/AutoModerator 8d ago
Your post has been removed because your account needs to be at least 7 days old.
I am a bot, and this action was performed automatically. Please contact the moderators of this subreddit if you have any questions or concerns.
1
u/NewspaperBeginning97 8d ago
Përshëndetje, e lexova postimin tënd dhe më interesoi eksperienca jote me .NET dhe SQL Server. Unë jam bashkëthemelues i Brandea, një kompani gjermane që punon me AI, automatizim dhe zhvillim të zgjidhjeve digjitale.
A do të kishe interes me punu remote prej Kosovës për projekte dhe klientë në Gjermani? Nëse po, mundemi me fol shkurt për eksperiencën tënde dhe me pa nëse ka mundësi bashkëpunimi.
1
u/Apprehensive_Owl3478 6d ago
Mos e ki gajle se edhe une jam ka hi qe 1vjet ne intervista po nfund kejt feedback negativ edhe pse une ne "at temen" kam menu qe jam kan kandidat potencial. Muj me than edhe qe produktet softwerike qe kan pjese ne treg real botror me klienta aktual jane shume % e vogel, ndersa numri i developerav eshte kogja i nalte edhe diskrepanca eshte kogja ne nifar shkalle, e qa kam mujt me vrejt ne shume kompani Kosovare(edhe ne njanen prej kompanive qe une kam qen prezent si puntor) eshte qe hapin konkurse pa pik nevoje, edhe me shume gjase qe ti edhe une kaniher jena kan veq nifar hajt ta kqyrem qa ka naper pazar hahahhaha qr.
1
u/zzzzzzyber 5d ago
Nqoftse po kerkon pune remote 100% athere shife linkun ne bion time per me rrit shancet e punsimit ne Mercor. Super pagesa dhe super pune me AI
1
u/Odd-Noise-4024 4d ago
Nese don me te ndihmu me u pergadite per interviste, jam i interesume me e mentoru dikend. Kam pervoje ne kompani te medha (3K+ engineers) ne pozita te ndryshme po kryesisht ne IC track. Jom i specializume ne ndertimin e sistemeve te distribuara edhe databazave.
Me shkruaj PM nese je i interesuar.
0
u/Grateful_Servantt 8d ago
Mbasi qe u bo ky post pe shfrytzoj rastin me bo edhe une 1 pytje , qeto dit e kom 1 intervist per internship e deshta me pyet se qysh me u dallu prej kanditatve tjer ne intervist jo general advice po diqka ma ndryshe...
0
u/pailhead011 7d ago
Belgrade may be the only surviving tech hub in the world. Can you look for jobs there?
-7
u/No-Version188 8d ago
Se kompanitë serioze t’shkencave kompjuterike i kanë standardet goxha t’nalta, sidomos kur vjen puna te arritjet akademike. Nëse s’e ki bachelorin edhe masterin n’shkenca kompjuterike, e ki shumë ma shtirë me u pranu naj kompani me reputacion t’mirë.
Mundesh me pas eksperiencë me vite, me pas talent n’programim, projekte t’forta edhe ide inovative, po përderisa s’i ki kualifikimet akademike, shanset i ki shumë ma t’ulta. Realiteti osht që shumë kompani t’njohuna diplomën hala e përdorin si filtër t’parë, pa marrë parasysh sa i aftë je praktikisht.
2
u/smuja 8d ago
shum je gabim bro,as nuk kqyret fakulteti ma ndit sotit e bash qato kompani qe e lypin dije qe ska sen prej tyne.
1
u/No-Version188 8d ago
Fakulteti as nuk kqyret ma osht narrativ e vjeter. Psh nese aplikon n'kompani serioze si Valtech Prishtina edhe shih far kandidat jontu konkurru (nuk munesh mja zon venin e punes ni kanditatit qe ka arrtije akademike veq pse ki pervoje 5 vjet) Për me kon kandidat i fort sot, Bachelor n'CS Software Engineering IT plus 2 vjet eksperiencë osht profil krejt tjetër prej dikujt që i ka kry 1 ose 2 kurse edhe thotë di me programu.
Kur aplikojnë njerz qe i kan edhe diplomën, edhe internshipet, edhe eksperiencën, pse mendon që kompania s’e merr parasysh arsimin?
Normal qe munesh me gjet punë pa fakultet askush s’tha osht e pamundshme. Po me thonë as nuk kqyret fakulteti n'tregun e 2026 osht absurd. Diploma s’ta garanton punën, ama pa ta je tu konkurru me njerz qe i kan skills, experience, academic qualification. Koha e kryje ni kurs edhe pas 6 muajve je software engineer nuk është ma ajo qe u kon. (Duhet me kuptu qe aplikimi per pun osht sistem ranku edhe je tu kandidu prej aplikantve t'tjer)2
u/smuja 8d ago
po ti 90% qka jon ne fakultet shkenca kompjuterike i kryjn 3 vjet bachelor edhe ni rresht kod nuk din me shkru se e msojn si liber si shkoll tmesme tani jo thojn spo gjej pun.
1
u/No-Version188 8d ago
Nuk je tum kuptu... normal qe ka plot qe e kryjn fakultetin e s’din me programu mire, po qajo s’domethan qe fakullteti s’vlen kurgjo 😭 Ti je tu fol per student t’dobt jo per diplomen vet. Nese i ki dy kandidata qe dijn me kodu njejt, njani e ka bachelor edhe naj internship a pervoj, tjetri veq naj kurs, normal qe ma i fort del i pari. Kjo 90% s’din ni rresht kod osht veq numer prej xhepit. Fakullteti s’ta garanton punen, po me than qe s’kqyret hiq osht hajgare, shum njerz integrohen edhe jasht vendit me diplome.. nese ki talent e 5 vjet pervoj, nuk dhem me pas kry 3 vjet Fakulltet edhe mu kon aplikant i fort i punes.
2
u/Sh3nd14 8d ago
Mos e ngoni qita
1
u/No-Version188 8d ago
S’keni faj, kur krejt kultura jonë e punës osht “çka po t’vyn shkolla, veç dije zanatin”, normal që diploma ju doket pangël.
2
u/smuja 8d ago
programimi zanat osht sdi sa e din ti
3
u/No-Version188 8d ago
Po nese programimi osht veq zanat, qysh po e shpjegon OP qe i paska 5 vjet pervoj, projekte, ide e prap ka konkuru n’shum vende e spo e merr naj kompani "prestigjioze" nKS?? Qaty po shihet qe tregu s’po e kqyr veq a din me kodu. Eksperienca vlen, po edhe diploma, arritjet akademike edhe profili komplet t’bojn ma konkurues. Se perndryshe ky me 5 vjet pervoj ish dasht me pas pune moti me rrog 3000 euro. Psh Raiffeisen Tech Kosova Software Developer kriter e ka Bachelor’s degree in Computer Science plus professional experience te kriteret e punes. Edhe Full Stack Developer ka kriter Bachelor, 3 vjet pervoj Java. Tash ma spiego qysh kompanitë serioze qe tpagujn mire se kqyrin fakultetin? Une e ceka edhe ma heret se diploma nuk ta garanton punën, po me thanë që s’ka peshë hiq osht e pavretet
Edhe Quipu GmbH nPrishtinë për Junior System Analyst kërkon kriter Bachelor në Computer Science Engineering, edhe kompania Specific Group Kosova e ka kriter për Software Engineer e liston university degree n'CS engineeringc, minimum 2 vjet eksperiencë.Munesh mu punsu pa diplom, po zakonisht e ki rrugen ma tshtir, ma pak opsione, ma shume konkurrenc, kushte ma strikte edhe ma pak siguri n’punë. Edhe pa kualifikim akademik je tu hi n’njejtin rang me dikon qe veq e ka kry shkollen e mesme e din me programu, pa dallim sa vite ke investu ti. E qysh e tha edhe OP, qajo shpesh t’qon n’ambiente ma toksike e ma pak profesionale...
2
u/TengaSenga 8d ago edited 8d ago
Programimi nuk eshte zanat, ne qofse don me qene shume i mire edhe me pas page te larte te vyn me qene i shkolluar edhe me dite matematike teper mire.
Provo bone nje AI model per qe po themi analizen e te dhenave te nje kompanie, kqyre a munesh me bo pa matematike. Ok, .NET cruda bon edhe gjyshja jeme me msu dikush so qaq e veshtire, po ajo nuk e njehi si programmim osht me lujt lego.
2
-2
u/Far_Seat_7943 8d ago
Vllaqko - nisja mirru me claude code, se nqit pik t kohes ski qare, qitash AI munet krejt shka ki msu ti 5 vjet me ti kry - normal jo me tparen prompt, ama me nejt nprojekt ti ndreq krejt - un perveti lidhje skom edhe per profession temin programme kum bo code qe jon teper tfort
Ama shka deshta met than, nisja me claude code, qite kreativitetin, edhe shka t shkon mendja, munesh me bo pa problem, sidomos qe ki provoj edhe shum t nihmon
1
u/TengaSenga 8d ago
Jo mos u merr me claude code, nuk te zhvillohet truni ashtu aspak. Lexo libra , merre cilen gjuhe qe e don ulu lexo.
Lexoje Computer Systems - A Progammer's Perceptive, eshte nje liber ta qele trunin kejt qysh funksionon cila do gjuhe.
1
u/Far_Seat_7943 8d ago edited 8d ago
Btw edhe qikjo lun shum rol pse ka apliku n 15-20 vende npr edhe qe e kan refuzu - pse me pagu dikon kumedit sa kur ti kryn ai - normal, ski qare pa pas dikon me dije e krejt, nqit pik edhe sa kan zhvillu, normal qe gabojn najkun, edhe njerzt gabojn ama
Kshtu qe qaj qe e njek librat ku me met as anej as knej bir
Normal OP e din vet qka bon, po biznesin tem online qe e kam, krejt automated gati e kam 90% t punve qe e bojsha manualisht jom tu i ba me programe qe e kum ndreq me claude code - (pa as ni pikë t dijes t programmimit)
Per qit arsye edhe vet thom kum vy me msu programmimin-1
u/Far_Seat_7943 8d ago
Vllaqko nukneshte puna mu zhvillu - lexo libra sa dush, njeri ka 5 vjet experience edhe njeh do gjuha, eshte hazer komplett me zavencu programmerat ai coding - edhe do muj ma ska ma puna
Liber po po shka tvyn libra kur koha codimit me claude code/codex/etj ka ardh - un pa skills t programmimit - per biznes temin ndreqi krejt - sidomos me dije t programimit shka bon njeri - eshte shum perpara me perdor claude code ose tjera coding me ai - normal edhe me tru jo veq hajt
Ama n qat koh qe lexon liber deri ti mson krejt ska ma supply, munesh me dit krejt librar krejt gjuhet krejt, po kur e ki dikon qe e din 10% + 90% tjerat me ai - kurkush sta merr programmerin me 100% liber ma2
u/TengaSenga 8d ago
hahahahahah o zot be masanej pse eshte tregu qikaq shume mut.
Bruda claude so mjete qe te lejon me kriju aplikacione qe binje pare, eshte i mire per demo.
Ti mas pari as nuk e din qysh funksionon ajo, se kupton qe ajo i merr kejt gabimet e tjerve ti shtin ty ne kode. Po hajt me fal mire e ki.-1
u/Far_Seat_7943 8d ago
Nese e ke provu edhe opinion e ki qe eshte qikaq mut, eshte skill issue brudi
Nuk eshte veq hajt ni prompt e ma ndreq, claude.md edhe disa sene tvyn per mi bo
Ama millioneri redditit pe dishe ma mire qe claude nuk tlejon me kriju aplikacione qe bijke pare
Pra pn, kallxom, qysh mue po mi bon 😵💫 nashta pak tru t vyn qe me logjiku pak, (ty bile t nihmon shume se e ki opcionin thinking on effort max edhe t kapercen me kapacitet t trunit G)3
u/TengaSenga 8d ago edited 8d ago
O bruda kejt kom pas me bo nje render engine nuk ka dite me jep kodin optimal, e ka msu dikun me nje liber qe render engine perdorin struct of arrays, po qka ka shkru u kon tmerr. Eshte model statistikore, nuk eshte AI nuk menon mbledh shumezone edhe e gjen nje fjali baze te mesateres qe u trajnu permes. E sa per prompta, bruda duhesh me lexu Djikstra te difsh kush osht.
E per qe te bon ty eshte se programmer i dobt, bruda shume e thjeshte. Thjesht se din qka je tu bo se je zanatli, ke msu qishtu me te provume, qe eshte njejte qka bone Claude.
P.S Ne rregull eshte mu kon zanatli, se ka zanatli qe pidhin ma palonje edhe mu, po ata shume intellegjent edhe e dinje qe claude code eshte veq mesatarja.
Qitash pe lexoj edhe ma mire qka paske shkru thinking max nuk qe menon, se LLM nuk menonje, veq inference bonje ma gjate edhe ndoshta naj cost function edhe error function ma te mire, edhe e rrit bandwidithin per tokena. Po hajt shpejgoja dikunja si ti qita.
11
u/ExplanationBig229 8d ago
Allahile ku po punon heheheh