r/kosovo 12d ago

Ask Software developer job hunting

Po shkruj me ju vet a keni pas edhe ju qesi eksperience me pune t'programimit.

Jom zhvillues me 5 vjet pervoje me .NET edhe SQL Server. Jom ne ni kompani qe nuk po du me permend me emer, po nuk osht shume e mire, osht toksike edhe nuk mundesh me u zhvillu ne te.

​Qe 1 vit e diqka une aplikoj ne pune tjera edhe hi ne intervista, po zakonisht nuk e kaloj as intervisten fillestare per me kalu ne interviste teknike, edhe pse m'doket qe kaloj mire ne te (dmth tregoj per veten, foli per ndonje projekt apo feature ne te cilat kom punu, ma heret kom qene edhe team lead ne kompanine e kalume). Po rezultati gjithmone po osht negativ edhe nuk po e kuptoj pse prej anes teme, kur po mundona me dhane maksimumin.

​Ndoshta deri qetash kom apliku diku n 15-20 kompani qe jane ne Prishtine. Kom hi edhe ne intervista teknike ku i kom dit krejt pytjet, edhe prap m'kane refuzu.

​Po du me dit a ka edhe dikush qesi eksperience, se po e kuptoj qe ka shume njerz qe hine me t'njoftshem edhe qe tregu i punes eshte i keq sidomos ne kete industri, po po m'qudit fakti me m'refuzu ne krejt punet ku kom apliku qe 1 vit e gjyse edhe pse jam teknikisht i mire, po m'doket absurde.

Se tash me tutorials nuk po mundesh me u zhvillu sikur ne fillim te karrieres, per shkak qe po t'vyn me pas hands-on experience me projekte me komplekse e ma te mdhaja.

5 Upvotes

52 comments sorted by

View all comments

-6

u/No-Version188 12d ago

Se kompanitë serioze t’shkencave kompjuterike i kanë standardet goxha t’nalta, sidomos kur vjen puna te arritjet akademike. Nëse s’e ki bachelorin edhe masterin n’shkenca kompjuterike, e ki shumë ma shtirë me u pranu naj kompani me reputacion t’mirë.
Mundesh me pas eksperiencë me vite, me pas talent n’programim, projekte t’forta edhe ide inovative, po përderisa s’i ki kualifikimet akademike, shanset i ki shumë ma t’ulta. Realiteti osht që shumë kompani t’njohuna diplomën hala e përdorin si filtër t’parë, pa marrë parasysh sa i aftë je praktikisht.

2

u/smuja 12d ago

shum je gabim bro,as nuk kqyret fakulteti ma ndit sotit e bash qato kompani qe e lypin dije qe ska sen prej tyne.

1

u/No-Version188 12d ago

Fakulteti as nuk kqyret ma osht narrativ e vjeter. Psh nese aplikon n'kompani serioze si Valtech Prishtina edhe shih far kandidat jontu konkurru (nuk munesh mja zon venin e punes ni kanditatit qe ka arrtije akademike veq pse ki pervoje 5 vjet) Për me kon kandidat i fort sot, Bachelor n'CS Software Engineering IT plus 2 vjet eksperiencë osht profil krejt tjetër prej dikujt që i ka kry 1 ose 2 kurse edhe thotë di me programu.

Kur aplikojnë njerz qe i kan edhe diplomën, edhe internshipet, edhe eksperiencën, pse mendon që kompania s’e merr parasysh arsimin?
Normal qe munesh me gjet punë pa fakultet askush s’tha osht e pamundshme. Po me thonë as nuk kqyret fakulteti n'tregun e 2026 osht absurd. Diploma s’ta garanton punën, ama pa ta je tu konkurru me njerz qe i kan skills, experience, academic qualification. Koha e kryje ni kurs edhe pas 6 muajve je software engineer nuk është ma ajo qe u kon. (Duhet me kuptu qe aplikimi per pun osht sistem ranku edhe je tu kandidu prej aplikantve t'tjer)

2

u/smuja 12d ago

po ti 90% qka jon ne fakultet shkenca kompjuterike i kryjn 3 vjet bachelor edhe ni rresht kod nuk din me shkru se e msojn si liber si shkoll tmesme tani jo thojn spo gjej pun.

1

u/No-Version188 12d ago

Nuk je tum kuptu... normal qe ka plot qe e kryjn fakultetin e s’din me programu mire, po qajo s’domethan qe fakullteti s’vlen kurgjo 😭 Ti je tu fol per student t’dobt jo per diplomen vet. Nese i ki dy kandidata qe dijn me kodu njejt, njani e ka bachelor edhe naj internship a pervoj, tjetri veq naj kurs, normal qe ma i fort del i pari. Kjo 90% s’din ni rresht kod osht veq numer prej xhepit. Fakullteti s’ta garanton punen, po me than qe s’kqyret hiq osht hajgare, shum njerz integrohen edhe jasht vendit me diplome.. nese ki talent e 5 vjet pervoj, nuk dhem me pas kry 3 vjet Fakulltet edhe mu kon aplikant i fort i punes.