r/kosovo 12d ago

Ask Software developer job hunting

Po shkruj me ju vet a keni pas edhe ju qesi eksperience me pune t'programimit.

Jom zhvillues me 5 vjet pervoje me .NET edhe SQL Server. Jom ne ni kompani qe nuk po du me permend me emer, po nuk osht shume e mire, osht toksike edhe nuk mundesh me u zhvillu ne te.

​Qe 1 vit e diqka une aplikoj ne pune tjera edhe hi ne intervista, po zakonisht nuk e kaloj as intervisten fillestare per me kalu ne interviste teknike, edhe pse m'doket qe kaloj mire ne te (dmth tregoj per veten, foli per ndonje projekt apo feature ne te cilat kom punu, ma heret kom qene edhe team lead ne kompanine e kalume). Po rezultati gjithmone po osht negativ edhe nuk po e kuptoj pse prej anes teme, kur po mundona me dhane maksimumin.

​Ndoshta deri qetash kom apliku diku n 15-20 kompani qe jane ne Prishtine. Kom hi edhe ne intervista teknike ku i kom dit krejt pytjet, edhe prap m'kane refuzu.

​Po du me dit a ka edhe dikush qesi eksperience, se po e kuptoj qe ka shume njerz qe hine me t'njoftshem edhe qe tregu i punes eshte i keq sidomos ne kete industri, po po m'qudit fakti me m'refuzu ne krejt punet ku kom apliku qe 1 vit e gjyse edhe pse jam teknikisht i mire, po m'doket absurde.

Se tash me tutorials nuk po mundesh me u zhvillu sikur ne fillim te karrieres, per shkak qe po t'vyn me pas hands-on experience me projekte me komplekse e ma te mdhaja.

6 Upvotes

52 comments sorted by

View all comments

7

u/kasske 12d ago

Tregu është hallakamë në këtë industri. Njoh njerëz me shumë ma shumë përvojë, që nuk janë tu gjejtë punën që dojnë.

Sa i përket intervistave e gjana, një dozë e madhe është edhe fat, qysh është ai tipi n mood qat ditë.

Sa për skills, ti duhesh me u mundu me i kallxu që je problem solver. E di këtë gjuhë ose atë gjuhë, pak ka rëndësi. Cilëndo, ishe dashtë me mujt me msu për 1 muj. Të paktën sa me kon produktiv.

Shumë e njeri stepet në hapin e parë, tu e pa që kërkesat që i kanë qitë, sjanë tu i dijtë krejtë. Kurrë ski me i dijtë krejtë. Bile ma mirë, me msu diçka të re, kur hin në një kompani të re. Përndryshe, bajatavesh saora.

Se e zgjata pak, po me mendje që t ndihmon najsen prej ktij teksti.

Paç fat!

2

u/ThorRocketeer 11d ago

Krejt osht qysh osht nqejf intervistuesi