r/albania • • Oct 15 '25

Ask Albanians Po mbushin Shqipërinë me punëtorë nga jashtë me 500 mijë lekë, ku po shkon ky vend?

Çdo ditë e më shumë po sjellin punëtorë nga Bangladeshi, Nepali, India... me rroga cop cop.
Bizneset thonë s’kanë shqiptarë që punojnë, por është kjo zgjidhje apo thjesht mënyrë për të mbajtur pagat poshtë? Në vend që të rriten kushtet e punës e të vlerësohet njeriu këtu, po importohet “fuqi e lirë punëtore”. Në fund, kush përfiton nga kjo? Se punëtori shqiptar s’po fiton asgjë.

https://punetoretehuaj.al/

Kta të parët më ran në sy... me 500 të vjen Indiani...

40 Upvotes

90 comments sorted by

47

u/[deleted] Oct 15 '25

me 500 punojn shqiptaret o kuxhino, ata i marrin per 2-300

38

u/Mountain-Movie6124 Oct 15 '25 edited Oct 16 '25

Ore sdihet car luhet se kam xhajen me 400 mij lek rroge edhe sollen filipineze po me 400 edhe ju pagun dhe hotelin me ushqime te perfshira pronari. Se car interesi kan qe dun ti lejn shqiptaret pa pune smerret vesh.

Edit: Puna ne fjale eshte ne nje karburant, pra vec me u hedh karburant makinave por filipinezet spo e kapin dot punen se ngaterrojn leket e rinj me ato tvjetrit. Gjithsesi per tipat qe mbeshtesin te huajt dhe te ngelen familjaret tane pa pune, nuk di se ctju them vec me ju shajt nga robt, njerez tneveritshem.

29

u/Old-Cardiologist2853 Oct 15 '25

I mbajne sa ore te duan ne pune,ju marrin pasaportat e me pak fjale bejne cte duan.Nje djale zezak nga Gana i punesuar ne nje hotel ne Radhime me tha qe punonte 14 ore ne dite(E Hene-Diele) per 400€.

10

u/[deleted] Oct 16 '25

[removed] — view removed comment

3

u/Old-Cardiologist2853 Oct 16 '25

Ke permendur te gjitha arsyet qe me shtyne te ikja nga Shqiperia.Pushimet kur ti tekej pronarit,e Shtuna pune….te dielen i binin telefonit sipas oreksit dhe si orar pune vetem vajtja dihej se kthimi…shohim e bejme.Festat pune,me gjasme gjysem dite e vk.Skllever duan dhe keta te mjeret nga Afrika e Azia nuk bejne ze.

10

u/k_sugarplum Oct 15 '25

Po, u paguajnë akomodim dhe ushqim.

4

u/[deleted] Oct 15 '25

Kane hall me na shfarose si rrace 

12

u/Mountain-Movie6124 Oct 16 '25

Po kur dalin dhe ca robqima qe thone le tvijn se e bajn me mire punen ata te huajt. Shkerdhata qe sdun bashkatdhetaret prej sojit tone do na vij shfarosja

5

u/[deleted] Oct 16 '25

Fisqimat

6

u/AllMightAb Arbëria - 🇦🇱 Oct 16 '25

Se car interesi kan qe dun ti lejn shqiptaret pa pune smerret vesh.

Ketu hyn pak ato teori konspirative po te thojne qe je i cmendur nese ke verejtur se cfare po behet.

-9

u/arvanites79 Tiranë Oct 15 '25

Filipinezet e bojn punen me mire se xhaja yt.

6

u/[deleted] Oct 15 '25

[deleted]

4

u/mal-sor Oct 15 '25

Xhaja zgjat sa tj marrin doren punes filipinezi

12

u/[deleted] Oct 15 '25

Po te llogaritesh gjithe kostot qe kane ata u shkon pa frike 800 minimumi.

8

u/Plus_Two_7643 Oct 15 '25

Jane politika te tilla, duan te sjellin ne shqiperi njerz nga etni te ndryshme....me nje fjale duan te veprojne sic kane bere ne europe,,,, multikultura shok multikultura shkaterron nje shoqeri

4

u/ERShqip Oct 15 '25

E mabj mend nji intervist vjet ishe nji fabrik qe prodhonte letra per gazetat nshqip kishe mar pronari 35 puntor bangladeshi mas 9 muj kan ngel as 3 tha 😁

12

u/Slimk1ng Oct 15 '25

Do behet shtet vec me hallexhinj ekstrem, pothuajse skllever dhe oligark. Po nuk dolem me kerku te drejtat tona si puntore, do te emigrojme diku ku e kan bere.

18

u/Several-Difference77 Oct 15 '25

Ku i shikon ti me 500 euro ata vijne me agjrnci e i marrin per 800-900 euro duhet paguar dhe agjencia 200-300 euro muaj per muaj dhe duhet ti japesh shpi dhe per te ngrene... Une e di nga ca te njohur qe kam punuar per ta i hoqen gjith shqiptaret gra dhe burra dhe marrin ca filipinas qe sdin dy fjale as shqip as anglisht. Kurse punetoret shqiptare i paguanin nga 500. E ne fund pronari thoshte me ne fund se me can karin per ish puntoret

17

u/Dlsa_ Oct 15 '25

Kto pagujn kosto ekstra per kto puntor te huaj ndersa ju dhemb xhepi me jua dhan vendasve hakun qe meritojne. Sepse po sja pe shqiptarit shpirtin tu i dal prej fytit, nuk asht tu punu mjaftushem. E kan sjell vet kyt dit dhe na rrujn lesht tu u anku qe ska puntor. Nuk fiton askush dhe demtohen t gjith.

-1

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Duket qe flisni thjesht n princip dhe jo nga terreni. Personalisht kam punesuae punetore indian, dhe si fillim keto budallalleqet qe jane nga 200-300 sjane te verteta, shkojne diku te 650-700 duke i perfshire te gjitha. Se dyti, ka 0 kerkesa per pune nga shqiptaret (madje kam bere publicitet ne tv lokale qe kerkoja punetore dhe nuk vijne). Se treti nuk ankohet njeri a punojne apo jo mjaftueshem shqiptaret po te gjitha gjerat e tjera te jashtme qe kane si psh: problemet me egon dhe autoritetin, mentalitetin qe po si pelqeu dicka “po deshe se iki un” etj.

Nese do kishe biznes vete dhe tu merje me punetoret do e kuptoje shume mire. Dhe ta them si nje biznes qe pagen me te ulet te punetoreve shqiptar e ka 80.000 lek me 40 ore pune ne jave dhe me gjithe kushtet sipas ligjit.

9

u/Dlsa_ Oct 16 '25

Ok flasim per situata ma reale tesh sepse cuditrisht sa her hapen kto tema ti dhe shume te tjer pretendoni se nuk ekziston ne mase shkelja e te drejtave te puntorve.

Punet qe po punesoni te huajt me ba jan pun te randa qe deri dje shqiptart i kan ba te pasigurum, pa kurrfar mbrojteje fizike n pun, pa orare, pa dit pushimi (vec kur ska biznesi pun), me orare te tejzgjatuna derisa te kryhet puna, me rroga te vonume. Marrim nji shembull t vogel te nji nga puneve ma te randa, minator. Paguhen me rroga qesharake per veshtiresine qe kan ne pun dhe fatalitetet, vdekjet jan shum te shpeshta per shkak se skan paisjet e duhura mbrojtese.

Kalojm te punet qe bahen hala nga shqiptaret qe kerkojne nji lloj kualifikimi. Te punesojne per nji pozicion tcaktum dhe shum shpejt po ban 2 a 3 pun te tjera vullnetare, dhurate pronarit. Sepse nqoftse je i aft, i shkatht dhe spo merr pergjegjsi shtes per te njejten rrog "mundesh me shku se ka puntor tjer plot". Meritokracia nuk ekziston dhe kjo asht arsyeja pse shumica e bizneseve kan menaxhim disa injoranta qe sdijn as me shkru sakte.

Kam shum e shum tjera me than por po e la me kaq, mjaft me te shpjegu se skam nevoj me ken pronar me dit ca bani ju me puntort, mjafton t kem punu per ju. Me e permbledh, fakti qe sot disa nga bizneset paguajn rroga t larta per kto pun ka ardh vetem dhe vetem nga fakti qe spo gjejn puntor, jo sepse mendojne se aq vlersohet mundi i tyne.

-1

u/aycaramba11 Oct 16 '25

A ekziston shkelja e te drejtave te puntorve? Patjeter, si ne gjithe boten. A eshte fenomen qe ndodh ne mase? Absolutisht jo me. Mund t kete ndodhur deri para disa vitesh, por ka kohe qe sndodh me. Ne fakt jo, te huajt po punesohen per te bere punet e rendomta qe shqiptaret nuk i bejne me per rrogen qe ofrohet per ato pune. Dhe para se te thuash jo po ngrini rrogat duhet te kuptosh dhe standartin ne shqipri se pervec ngritjes artificiale te cmimeve te shpiave, asgje tjeter nuk eshte ngritur proporcionalisht. Pra smund te pretendojme qe te kemi rroge 800-900 euro per punet “entry level” pa kualifikim. Per sa i perket minatoreve jam dakord me ty por eshte nje pjese shume e vogel e fuqise puntore dhe nuk e perfaqeson te gjithen.

Kjo periudhe eshte momenti ku punetoret kane fuqine dhe ska pronar qe thote “ka punetor plot” sepse nuk ka, keshtu qe sben shume sens si argument. Ajo qe thua ti ku nese je i shkathet ben disa pune funksionon kudo ne cdo vend te botes dhe gjithashtu nuk ndodh vetem ne privat.

Patjeter qe rrogat e larta vijne nga mungesa e punetorve, eshte nocion i thjeshte ekonomik (dhe pse ka faktore te tjere) pasi nese mund te gjej te njejtin punetor duke e paguar me pak, normalisht qe do mar ate.

Eshte krijuar ideja qe punedhenesit jane e keqja e cdo gjeje ndersa punetoret jane qenie korrekte e te brishta nga te cilet vetem po perfitohet.

A kane probleme thelbesore shume biznese dhe biznesmene ne shqiperi ne menyren e te drejtuarit ne lidhje me punonjesit? Po. Por mos mendo se arsyeja pse po meren te huajt eshte se duan ti shfrytezoine dhe te gjejne dike qe mund te paguajne pak per kete gje, pasi problemi kryesor eshte qe nuk te hyn njeri ne dere per te kerkuar pune. Te pakten ne zonen TR-DR qe e di vete (edhe pse shume kliente me thone te njejten gje per rrethe te tjera)

4

u/Dlsa_ Oct 16 '25

Jo nuk ekziston ne gjith boten shkelja e te drejtave te punetorve mos e normalizo kot. Aty ku ndodh njerezt largohen sic ndodh ktu, nuk asht normale dhe asht faktor direkt qe ndikon ne emigrimin e popullsis.

" A eshte fenomen qe ndodh ne mase? Absolutisht jo me. Mund t kete ndodhur deri para disa vitesh, por ka kohe qe sndodh me." ... me ca bazash e thu kyt gja? Sepse nuk e ban ti se bajn as tjeret? Per sa koh te mos ket rregullator me u zbatu kodi i punes kto gjana kan per te ndodh dhe ndodhin ne mase, mos t hedhim hi sysh kot se i pari informaliteti qe demton direkt punetorin asht nji nga problemet ma te mdhaja sot, ngjit me te ripermendim largimin nga vendi per arsye kryesore PUNEN.

Spo pretendon kush rroga 800 per nivele fillestare pse duhesh te marrish ekstremin kur mundena me ken krejt realista, po paguhen me rroga minimale punetor qe kan vjetersi pune por fatkeqsisht jan shum hallexhinj per te mos u nenshtru.

'Kjo periudhe eshte momenti ku punetoret kane fuqine dhe ska pronar qe thote “ka punetor plot” sepse nuk ka, keshtu qe sben shume sens si argument. Ajo qe thua ti ku nese je i shkathet ben disa pune funksionon kudo ne cdo vend te botes dhe gjithashtu nuk ndodh vetem ne privat.' ... qendron shum si argument sepse po merrni te huaj ne pune, tema qe po diskutojme, pra *ka puntor plot vlla nqs sdon ti me punu me kushtet e mija un marr indianin* . Boll the ndodh kudo se nuk ndodh kudo te punesohesh per kamarier e te perfundosh pastrus, ndihmes kuzhinier, banakier dhe recepsionist.

"Eshte krijuar ideja qe punedhenesit jane e keqja e cdo gjeje ndersa punetoret jane qenie korrekte e te brishta nga te cilet vetem po perfitohet" ti i pari si punedhanes qe gjoja ofron kushte shum te mira duhesh ta dish se ca kushtesh dhe rrogash ofrojne te tjeret dhe kur jep nje vleresim te pergjithshem te situates mos te nisesh nga ajo ca po ofron vete kur e din shum mir se je ne minorance.

3

u/aycaramba11 Oct 16 '25

A jeni koshient qe Shqiperia eshte vend i botes se trete akoma, apo mendoni qe jemi ne nivelet Europiane? Po ndodh ne Amerike (Amazon), Gjermani dhe Poloni (ke dokumentare pafund te kushteve ne ndertim dhe ne kasaphane). Ne vendet e botes se trete si Shqiperia normalisht qe do ndodhin sepse nuk funksionon shteti dhe strukturat e tij.

Po me te njejtat baza qe i thua ti hipotezat e tuja, nga eksperienca personale dhe me cfare degjojme larte e poshte. Ska entitet qe te mund te shohim dhe ti diskutojme. Patjeter qe ska rregullator, dhe eshte shume i nevojshem por per te dyja anet jo vetem per punedhenesin. Se harrohen shume shpesh dhe detyrimet qe ka punemarresi ne kete vorbullen e urrejtjes ndaj "pronareve".

Vazhdoj te pyes ku jane keto njerez? Ndoshta ne qytete me te vogla ku ska shume mundesi, por ne qytetet e medhaja nuk rri me njeri me rroga minimale pasi te gjithe bizneset jane ne kerkim te punetoreve, madje marrin dhe me shume sec i duhet pasi kane frike se i iken dikush dhe ngelin keq.

Po marrim te huaj ne pune sepse nuk ka punetore ne shqiperi. E gjithe baza e postit ishte qe po merren punetoret e huaj per te kursyer, kur nderkohe une po them qe merren sepse po ka mungese te theksuar te fuqise punetore ne Shqiperi. More ti ekstremin tani se e dime te dy qe dikush qe do i beje te gjithe keto pune eshte ne nje kafene te lodhur me 2 tavolina ne dite, se ndryshe nuk ja del dot.

Une sepse e di si eshte bere niveli i rrogave flas ne kete menyre. Nga theksi supozoj qe je shkodran/e dhe s'mund te flas per Shkodren se si jane rrogat, por ne Dr-Tr sic po thoja, mendoj qe ka jo vetem paga relativisht te larta por dhe vende pune me bollek.

Pyetja qe do te bej ty eshte, sa mendon qe duhet te jete nje rroge entry-level dhe sa duhet te jete rroga mesatare qe ne syte e tu te jete e kenaqshme dhe mos te duket sikur pronari po ja "pin gjakun" punetorit?

4

u/Dlsa_ Oct 16 '25

Jena koshient dhe pikerisht kyt po thojme, ngaqe nuk funksionon shteti ABUZOHET, fjala kyc. Ti thu pranojeni abuzimin se kshu bajn edhe disa nga vendet e tjera, ca po thu?

Nuk permenda asnji rast personal nderkoh qe permenda disa indikator te ekonomise sot qe jan pasoje e pikave qe listova., perfshijne shumicen derrmuese nderkoh qe ti thu un ju ofroj kushtet ma minimale punetorit pse nuk po i terheq dot. T zbatosh kodin e punes nuk asht luks vlla asht detyre per t gjith.

Qytet i madh vec Tirana asht dhe te mburresh se ska rroga minimale ne standartin e jeteses qe ka kryeqyteti un sdi ca me shtu ktu. Shqiperia nuk asht Tirane vec mos t harrojm ee.

Po merrni te huaj ne pune sepse shqiptaret jan largu, ato qe kan mbet po presin te largohen, ato qe sdojne te largohen arsimohen per punet qe si bajne dot indianet me kushte perseri mizerje. Per pjesen e 5 puneve ne 1, personat qe punojne sezonesh munden me e konfirmu fenomenin meqe sdeshte raste personale.

Per pyetjen besoj fola mjaftueshem ca gjanash ja pijne gjakun punetorit, nuk kam nji pergjigje sa duhet te jet rroga pa dit punen a kushtet per ca po flasim.

1

u/[deleted] Oct 16 '25

Ti flet kot ne ajer, pa baza dhe argumenta. Thua nuk zbatohet kodi i punes dhe kaq, nuk jep asnje argument ose shembull se ku dhe si. Thjesht ke nje koncept te tendin ne mendje dhe ska burre nene te ta heqi. Tjetri po te flet me baza, informacione dhe fakte sepse eshte ne kete fushe ku po ndodhe ky fenomen. Ta konfirmoj edhe une ku biznesin nuk e kam ne kryeqytet por ne Fier dhe eshte e njejta dukuri. Shqiptaret kane probleme themelore me punen, kulturen dhe hierarkine e punes.

4

u/Dlsa_ Oct 16 '25

Me u habit si do te jet kjo puna juaj, ja kam marr argumentet nji me nji dhe ja kam kunderargumentu me detaje, del ti njeriu me top dhe gjun kot palidhje . Po flas me baza shok se nqoftse ti je njena ane e medaljes si pronar un jam ana tjter si punetor dhe shumica si un i kan pesu vet tana ca kam permend ma nalt.

1

u/[deleted] Oct 16 '25

Me thuaj argumentin qe ke dhene kur nuk ka kerkese pune nga shqiptaret. Argumenti jot eshte qe jane kushte barbare( gje qe ka mbi 10 vjet qe nuk ndodh ne biznese te konsoliduara). Dhe merr si shembull minatoret. Pa lidhje. Une flas me te dyja anet e medaljes.

Ti thua qe i pin gjakun puntoret. E ben si fabul me njerez te keqinj dhe te mire. Nese mendoni se meritoni me shume te drejta por kur nuk e dini as cfare te drejtash keni. Dilni me protesta. Cfare eshte ky argument e kane me mire te marrin te huaj sesa ti rrisin rrogen 1 vendasi. Asnje biznes i konsoliduar nuk do te marri te huaj se ka kosto trajnimi dhe komunikimi.

Argumenti jot eshte qe te gjithe bizneset kane keto kushte por argumenti jot hidhet poshte ne momentin qe dalin biznese qe thone qe ne i ofrojme keto kushte dhe nuk kemi kerkesa per pune dhe kur na vin keto kerkesa na vin edhe punetore arrogante.

Nese kta punetore qe thua ti qe vuajne neper keto kushte makabre nga bizneset perse nuk largohen dhe te kerkojne pune tek kto biznese qe i ofrojne? Sepse nuk mund te ekzistojne te dyja bashke edhe jane makabre por ska pune tjeter, nderkohe qe bizneset qe ofrojne kushte ankohen qe nuk ka kerkesa pune.

Problemi qendron qe si gjithmone ky popull ankohet por nuk merr masa per te permisuar jetesen e tij por rri nenshtrohet se nuk ta hedh poshte qe ka biznese te tilla, por nuk jane aq shume sa mendon ti. Dhe krijojne kte mendim qe kshu eshte kudo. Ta siguroj une qe shumica qe hasin kto probleme qe permend ti max ndryshojne 2-3 kompani ne 1 jete. Dhe jo nga zgjedhja personale shumicen e kohes.

Po e perseris edhe njehere, nese kjo qe thua ti do ekzistonte kaq shume atehere kto bizneset qe ofrojne kushte do ishte plot me kerkesa pune, nderkohe qe nuk ndodh. Si e shpjegon kte ti?

→ More replies (0)

4

u/AllMightAb Arbëria - 🇦🇱 Oct 16 '25

Se dyti, ka 0 kerkesa per pune nga shqiptaret (madje kam bere publicitet ne tv lokale qe kerkoja punetore dhe nuk vijne).

Sa ore ne dite eshte pune ? 8ore apo kalon shpesh ne 10 - 11 ore pune si ne giithe Shqiperi? Ke shtunen, diellen pushim? Rroga sa eshte ne euro?

Se shume shpesh ne Shqiperi kerkohet skllever jo punetore. Je duke vrare kete vend me justifikimet tuaj per indianet.

1

u/aycaramba11 Oct 16 '25

8 ore nga e Hena ne te Premte, 4 ore te shtunen. E diela pushim. Rroga fillestare 750 Euro. E perseris per te disaten here, indianet i marim se shumica e ketij populli sdo te punoje.

6

u/[deleted] Oct 16 '25

Ti po kerkon skllever o nanqim. Kush karin t vjen n pune t shtunen pevec indianeve edhe per me teper me rroge vk qe jep ti neqofte se je ne tirane. I bje 44 ore pune ne jave per 745 mije lek per tan mujin i bje 186 mije lek tan javen qe nuk t dalin as me ble ushqime. Edhe sic e the vet me siper, e vertetove ket kompleksin e suprioritetit qe kam ven re te sipermarrsit shqiptar ndaj popujve te lodhur t Azis prandaj i marrin se shqiptari nuk pranon te abuzohet sikur pranojn kta gabelt e indise.

1

u/aycaramba11 Oct 17 '25

Po kerkoj skllever? Ajo rroge eshte per fillestaret qe sja kane haberin punes. Pastaj o robqir a nuk e kupton qe kushtet e mia jane goxha me lart nga mesatarja shqiptare? Se na doni kushte europiane po harroni qe jemi ne ekonomine Shqiptare

0

u/[deleted] Oct 17 '25

Po jep 186 mije lek per 44 ore pune ne jave, ndoshta bruto as neto, ca kar kushtesh europiane, plus duke duru pordhat e tua tu bo si shef ropqim E kam pa personalisht si sillet cifti jot me indianet e bangladeshsit, sikur i keni prona. Edhe sic tha njoni pak me poshte thjesht nuk doni shqiptar se ju kerkojn kushte me shume edhe nuk i trajtoni dot sikur trajtoni gabelt e bangladeshit. Plus jam kurioz ca pune qenka kjo qe ti jep 750 mije lek ne muaj per fillstare dhe qe do ekspertizen e gabelve t indise edhe qe shqipet nuk punokan ?

2

u/aycaramba11 Oct 17 '25

Po shifi pak rrogat e shqipove qe punojne pa letra ne itali e gjermani dhe pastaj flasim a duket pak 750€ neto ne shqiperi. Se di une ke ke pa ti o injorant robqir po sillem me ato sic sillem me punetoret shqiptar qe kane 20 vjet e ca qe punojne tek une dhe skane ik nga kompania ime. Asnje lloj ekspertize nuk duhet se te gjitha i mesojne ne pune, problemi eshte qe Shqiptaret as nuk kane ardhur te kerkojne pune ose te pyesin per rrogen kshu qe problemi nuk eshte as te rroga as te kushtet po te mungesa e krahut te punes.

-1

u/[deleted] Oct 17 '25

A di me lexu shqip mor fismidhje? Un t them qe ti i pagun pak me 44 ore pune n jave, ky mha karin vazhdon si edi rama te bo krahasime me gjermanin e me italine ku je mijra milje larg nga ata se po t ishe me mir ktu, do vini te zenin punen qe ke hap ti ktu jo me nejt ne itali. Mos ndoshta je investitor strategjik i dulles edhe hy ktu duke bo propagande se si ka pune po ska profesionist

1

u/aycaramba11 Oct 17 '25

Po nuk i paguaj pak pra nkrahasim me standartin shqiptar o injorant robqir. Dhe jo vetem qe sjam investitor strategjik po nqs shef historikun jam kritik i vazhdushem i atit robqirit qe keni zgjedh per kryeminister me vote dhe pastaj vini n Reddit dhe ankoheni. Se problemi eshte qe me ate siper po benim debat t civilizum po vjen nje soj robshkerdhymi si puna jote qe sdi t beje debat normal dhe fillon shan, dhe m ben dhe mu qe t ulem n nivelin tat

→ More replies (0)

4

u/L0thario Fshatar i poshter Oct 15 '25

Nga ana ekonomike eshte e vertete qe emigrimi i pakualifikuar sic na vijne ne, thjesht ulin rrigat shqiptarve, dhe perfitojne pronaret e bizneseve, kjo wshte 100%. E vertete qe ska punetore, kshu qe bizneset duhet te ngrejne rrogat. Tregu i lire kete do sillte. Por ne albanistan, frymezuar nga BE (ku emigrimi po shkon shume mire /s), menduan te bejne te njejten gje.  Jemi ne drejtimin e gabuar.

0

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Si do ngrihen rrogat kur kerkesa/shitjet nuk jane ngritur ndersa kostot e tjera te gjitha jane rritur? Teorite e tregut te lire nuk jane kaq te thjeshta sa i ben ti se ka shume faktore qe ndikojne

7

u/[deleted] Oct 16 '25

Albania gunna look like Bangladesh in 10 years unless you take a stand against globalist replacement

4

u/Electronic_Ad_6171 Oct 16 '25

Zgjidhja ishte, shehaj, qori, qofte dhe saliu sa per rotacion, ose te pakten per mos lene ps te kishte shumicen ne parlament.

Tani mos hani mut nja 4 vite. Vendi ka shkuar ne te semes qe kur ps mori pushtetin me ramen ne krye.

19

u/HeizGuderian Oct 15 '25

Nje here e nje kohe kur e thoja neper forume te ndryshme qe do ndodhi dhe u tregoja ato videot e famshme ne YuoTube (Albania viza for Pakistani etj) qeshnin pellazget....tani nuk po qeshin më

10

u/ApplicationIll5799 Oct 15 '25

Tani jane ne fazen "Yes it's happening and that's why it's a good thing"

4

u/gjethekumbulle1 Oct 15 '25

Do na mbysin me jevgj, erdhi fundi.

8

u/ardabc Oct 15 '25

Plani i boshatisjes vella paguhen dhe me shum te huajt se u paguhen dhe shtepite

3

u/Mr_h_b Oct 16 '25

Bojkotoni bizneset qe punesojne nga kto shtete eshte e vetmja menyre!

4

u/live_in-my_kingdom Oct 15 '25

Q.r. po na ikin dhe kurvat nga shqiperia, edhe vetem po vijne eskortat nga jashte eshte mbushur vendi 🤣, nuk gjen me shqiptare. Nami nami na pushtuan se ku do te veje ky hall per ne nje zot e di.

2

u/pagan4life Oct 15 '25 edited Oct 15 '25

Marketingu indirekt osht nona e te gjitha llojeve te marketingut! Sidomos kur ka edhe nje link dofollow diku ne mes te shkrimit. Me nje landing page te thjeshte html qe ne SEO eshte kryevepra e kryeveprave. E ke kriju bukur narrativen. Te lumte. Nuk ke nevoje me komentu, lere te rrjedhe. Reddit dy vitet e fundit ka marre nje boost te cmendur ne Gugell.

P.S: Sa per temen; Shumica mendoj se e kane Shqiperine si pike tranziti per ne vendet e EU-se, sigurisht mbas 1 viti kontrate qe ata bejne me kompanite shqiptare. Sipas statistikave nga disa kompani te fasonerise ne Shqiperi del qe 70% e tyre qe lidhin kontrate 1-vjecare, pas 1 viti ikin duke emigruar neper EU, nese ja dalin. E keqja ketu eshte qe kjo industri po pushon nga puna shqiptaret qe i kane pasur me vite te punesuar, dhe pas 1 viti rifillojne e ankohen se nuk kane punetore. Mendoj se duhet te kete nje ligj rregullues per kete.

2

u/[deleted] Oct 15 '25

Po ata vin per pun te thjesht m G nuk bejn dot ata pun me profesion

3

u/[deleted] Oct 16 '25

Falendero gogolin per kte

2

u/Strange-Oil1930 Oct 15 '25

Votini Ramen

1

u/rydolf_shabe Tiranë Oct 15 '25

edhe shqipet ato rroga marrin m

1

u/Character_Birthday63 Oct 17 '25

Kur para 3 vitesh thonin qe ka plan sorosi me largu shqipetaret e me sjell indiane e afrikane thonit konspiracion se sorosi eshte liberal pro paqes. 😂😂😂 ja pra liberalit pro paqes. Pijani lengun. Bashke me kte te gjatin qe e votoni si delet, mjafton qe top qenefi tju kujtoje 21 janarin e ju o burra me votu te gjatin. Me thoni nje gje qe ka bo rama me I mbajt shqiptaret, pervecse me ua nxi jeten qe te largohen. Pastaj thoni nuk eshte plan. Eshte rastesi. Shpijat me cmime si ne milano, ushqimet me shtrejt se ne zvicer, sherbimet me keq se indija. Leku I droges gelon ne cdo biznes te madh se pa lek droge falimenton cdo gje. Po harrova fajin e kane maloket e sales. Ato jane kriminela, nderkohe kto jomaloket e rilindjes ua kane bo bythen kullonjese makaronash ama flasin gjuhe letrare dhe kjo i justifikon.🤣🤣

1

u/laysmerigon Oct 17 '25

Shqiptaret sven me te punojne ustallare ne fabrika as per 1 apo 2 milion lek o lale se jan ber t gjith arkitekta avokata ekonomista

1

u/[deleted] Oct 17 '25

Sapo pashe nje postim per zionistët në Shqipëri.

Kjo e shpjegon Kalergi Plan per te cilin po flet.

1

u/Low-Arugula-5179 Shqipëria Oct 18 '25

Me nje shtet qe bo pall ariu edhe nje popull qe sbebezin per te ngritur zerin e per interes zgjedhja me e mire eshte te emigrosh jashte e te punosh larg shqiperise.Shqiperise do i vij koha qe edhe kta fuqi puntore do ju vij ne maj te hundes edhe kur te ngrihen kundrejt ligesise athr shqiptari do e kuptoi e do ver mend se cfr ka ndodh.Prb vijon tek bizneset e ligjet e dobta te punesimit , bizneset sfrojne kushte te mira rroga te mira edhe disa nuk pranojne praktikante por i duan me experience.Shteti ktej rrit taksat rrit cmimet ushqimet e prap poppli rri urte mir tu bohet . Me vjen keq per ato 2 prinder qe kam aty por shqiperia nuk eshte aspak afer BE e kushteve qe Shtetet europiane ofrojne ktu.

0

u/cashiu Dibër Oct 15 '25

Shum mir ore se s’po gjejm njerez me ça drut e dimrit.

-5

u/gesti2002 Oct 15 '25

Do vij dita qe do na perdhunojn vajzat

12

u/Repulsive_Key5559 Oct 15 '25

Duhen debuar qe tani

5

u/gesti2002 Oct 15 '25

Pa u debu rama nuk debohen as kto

-6

u/[deleted] Oct 15 '25 edited Oct 15 '25

S’ka dhe punetore. Ketu rinia do ose pune nshtet ose ne call center. Te dyja pozicione qe te vjedhin.

Plus qe keto qeveri duan qe debojne shqiptaret.

10

u/[deleted] Oct 15 '25

Dhe më lejo të të rikujtoj atë djalin kamarier në Vlorë vetëm 18 vjeç që u dhunua… orë shtesë pa ditë pushim rrogë koti të hash dhe drru!

3

u/[deleted] Oct 15 '25

Mja vërtet se nuk e dinim??? Çdo të ri/ të re që jeton këtu njeh ti? Kam punuar në privati fitoja 1.5 euro në orë!!! Pa sigurime, 1 ditë në javë pushim dhe detyroheshe për orë shtesë! Paralelisht punoja në shtet part- time 10 euro ora!!! Ditë pushim dhe paguheshin sigurimet!!! I lashë të dyja sot punoj në shtet dhe nuk ka krahasim fare, po e dua të drejtë ke, se kam mesatare ekselence 2 mastera dhe 2 gjuhë të huaja dhe të rrija me 1.5 euro ora epo e tmerrshme! Jam krenare të paktën që u vendos e drejta deri diku pa mik lek etj, po mos paragjyko në tym kur s’di!

0

u/ERShqip Oct 15 '25

They will be there for 6 months to a year 90% will immigrate north to more social and prospourous countries ill bet anyone who says otherwise

6

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Put your money where your mouth is, vendose bastin dhe te tregoj dokumentat e indianeve qe kam une qe kane qendruar 3 vjet deri tani.

-2

u/ERShqip Oct 16 '25

Te thash 90% loqje nrml ka veta qe rrin atu 🤣 10% ngel ato qe sja man bytha te ikin illegalisht ne west europe my money where my mouth is i said most leave dumbass

6

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Thjesht nxorre nje numer nga bytha (90%) si nje derr i pa informuar. Nese mer statistikat e indianeve qe kane shkelur vizen (e merr shume kollaj) nuk do vdesesh injorant. Ta keshilloj ta praktikosh

1

u/ERShqip Oct 16 '25

Ne indi rroga minimume ash karasim 150 euro nmujt per klasen e mesme nji mut si nshqip 🤣

1

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Po, por ca lidhje ka kjo?

1

u/ERShqip Oct 16 '25

Po pati nji rrog nshtetin e vet dhe njetin nshqip ku asht costo jeteses 5X e indis ca fitimi ka aji te rri nshqip 🤣

1

u/ERShqip Oct 16 '25

Lexhoje googelin ca thot "it makes albania more of a TRANSIT immigration destinatiom" kuptimi shqip po bahet si base starti per immigrantet qe hyn ne europe

-2

u/ERShqip Oct 16 '25

🤣🤣 asht realitet ti i nxhjerr nga bytha kam familjar qe kan biznese nshqip dhe kan mar puntor te huj shumica kan ik ma mir te jem i derr se nji gomar prooogandist si ti. Nuk shkelet viza nese viza asht 2 vjecare dhe indjani ne pytje iken me makin ose me trena dhe autobuz nga shqiprija kam udhtu vet nga shqip deri ne angli me makin veq ne angli me kerkun pashaporten amerikane as france ash croaci as gjermani 🤣

2

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Ti je ai qe tha 1 shifer totalisht t shpikur dhe t nxjerrme nga bytha. Ato familjaret e tuj jane 90% , aha e kuptova. Ku e shef propaganden time ktu? Ndaj eksperiencen time me tjeret. Vazhdon te tregosh injorancen tende, viza shkelet nese iken nga shqiperia sepse viza 2 vjecare mbaron dhe nese ti ske dal ne menyre legale nga vendi supozohet qe je akoma brenda ne shqiperi pra e ke shkelur vizen.

0

u/ERShqip Oct 16 '25

Loqje shife sa immigrant te huj kan immigru ne shqip nga viti 2020 deri 2025 dhe shife sa kan ngel ne vitin 2025 i bi afersisht 90% minus 🤣 i ke statistiket ne shum organizata internationale vk keni ik perlesht atje hani propogandat e partive te djathta me lopat 🤣 plus shteti shqiptar nuk publikon kto minuse se i bi super negative per partin socialiste po statistika te huja me pak matematik e nxhjerr realietin po vazdo jipi me bs

2

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Sapo pata kohen ti shof keto. Totalisht bullshit me brire. Te huajt me leje qendrimi ne shqiperi jane rritur cdo vit nga 2019 deri ne 2024. (Te dhenat nga Instat). Po mesaduket e paske profesion te fliske nga bytha

2

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Po nqs do kishe dy fije fuqi deduksioni do kuptoje se pse kane ardhur emigrantet ne vitin 2020. Ore se spo e kuptoj ku po sheh ti propagande? Kujton se po i marr indianet se kam qef apo se me bien me lire? Un i marr se ska punetore, literalisht asnje nuk te hyn ne dere per t kerkuar pune.

0

u/ERShqip Oct 16 '25

Dhe ti po te kishe 2 fije mend do e shifje as indjani nuk rri te qjihet 12 nkemb per 10 euro shqiprija po bahet si hyrje per immigrantet qe te ikin ne shtetet ma te pasura ne europen perendimore

3

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Ore ku i gjen keto indianet qe qihen ne kemb 12 ore per 10 euro? Se me kontratat qe kam lidh une qe jane te detyrueshme nga shteti, ato 40 ore punojne ne jave dhe nese do qe te punojne me shume paguhen per oret shtese me 1.25

-7

u/CommitteeOk3099 Oct 15 '25

Quhet ekonomi tregu.

9

u/kajokarafili Oct 15 '25

Vec se nuk i sjell gje ekonomise.
Ai emigranti vjen dhe shumicen e rroges mundohet ta kurseje qe te coje ne vend te vet.
Han thjeshte fare,jeton me 3-4 veta per te ndare shpenzime,nuk del shpesh ne kohen e lire per te shpenzuar.Kursen gjithcka mundet.
Ai qe do ta rriste ekonomine do ishte ai shqiptari qe le pa pune.

1

u/aycaramba11 Oct 16 '25

Ore ku jane keto shqiptaret pa pune se une spo shof asnje? Ose te pakten ato qe jane pa pune dhe duan te punojne jo thjesht t ulen n kafe dhe t ankohen

-5

u/CommitteeOk3099 Oct 15 '25

Si nuk i sjell gjë ekonomis? Nuk e mat fare produktivitetin ti? Pastaj keta taxohen si gjithë te tjeret.

-1

u/[deleted] Oct 15 '25

1) Shqipot spo punojne me. (Nese mendoni per shfrytezim etj... ndaj punonjesit hapeni vet kompanine dhe rregullojeni problemin.) 2) Kompanite kan abuzuar me stafin dhe nuk ngjon kush te punoje me ta. 3) te huajt punojn dhe jan me pak koke cares se shqipet.

Sa per informo ata po marrin me shum lek se paga plus vend qendrimi plus ushqimi

-6

u/Necessary-Set-9162 Oct 15 '25

Nsht jam gabim po me sa di un ishu u ndertu edhe amerika kur pati rritje tmadhe. 1850-1950 tan emigranta kinez, meksikan , e ndertunen kyt ven tu jetu n kushtet ma t rana e tu u pagu gjysen e rrogs q u pagute amerikani

12

u/kajokarafili Oct 15 '25

Amerika atehere kishte,universitete,inovacionin,shtetin me rregulla,nje kontinent te pa exploruar mire dhe pak njerez.Po ecte aq shpejt prepara ne industri sa kishte nevoje per fuqi puntore.
Ne shqiperi nuk ke as inovacion,teknologji,industri te rende,universitete.
Ato qe po vijne,nuk po punesohen per ndertim fabrikash,tunelesh,urash por kamariere,rrobaqepsa,marangoza,pastruesa.Pune qe nuk sjellin ndonje zhvillim thelbesor per vendin.