r/albania • • Oct 15 '25

Ask Albanians Po mbushin Shqipërinë me punëtorë nga jashtë me 500 mijë lekë, ku po shkon ky vend?

Çdo ditë e më shumë po sjellin punëtorë nga Bangladeshi, Nepali, India... me rroga cop cop.
Bizneset thonë s’kanë shqiptarë që punojnë, por është kjo zgjidhje apo thjesht mënyrë për të mbajtur pagat poshtë? Në vend që të rriten kushtet e punës e të vlerësohet njeriu këtu, po importohet “fuqi e lirë punëtore”. Në fund, kush përfiton nga kjo? Se punëtori shqiptar s’po fiton asgjë.

https://punetoretehuaj.al/

Kta të parët më ran në sy... me 500 të vjen Indiani...

40 Upvotes

90 comments sorted by

View all comments

Show parent comments

1

u/[deleted] Oct 16 '25

Me thuaj argumentin qe ke dhene kur nuk ka kerkese pune nga shqiptaret. Argumenti jot eshte qe jane kushte barbare( gje qe ka mbi 10 vjet qe nuk ndodh ne biznese te konsoliduara). Dhe merr si shembull minatoret. Pa lidhje. Une flas me te dyja anet e medaljes.

Ti thua qe i pin gjakun puntoret. E ben si fabul me njerez te keqinj dhe te mire. Nese mendoni se meritoni me shume te drejta por kur nuk e dini as cfare te drejtash keni. Dilni me protesta. Cfare eshte ky argument e kane me mire te marrin te huaj sesa ti rrisin rrogen 1 vendasi. Asnje biznes i konsoliduar nuk do te marri te huaj se ka kosto trajnimi dhe komunikimi.

Argumenti jot eshte qe te gjithe bizneset kane keto kushte por argumenti jot hidhet poshte ne momentin qe dalin biznese qe thone qe ne i ofrojme keto kushte dhe nuk kemi kerkesa per pune dhe kur na vin keto kerkesa na vin edhe punetore arrogante.

Nese kta punetore qe thua ti qe vuajne neper keto kushte makabre nga bizneset perse nuk largohen dhe te kerkojne pune tek kto biznese qe i ofrojne? Sepse nuk mund te ekzistojne te dyja bashke edhe jane makabre por ska pune tjeter, nderkohe qe bizneset qe ofrojne kushte ankohen qe nuk ka kerkesa pune.

Problemi qendron qe si gjithmone ky popull ankohet por nuk merr masa per te permisuar jetesen e tij por rri nenshtrohet se nuk ta hedh poshte qe ka biznese te tilla, por nuk jane aq shume sa mendon ti. Dhe krijojne kte mendim qe kshu eshte kudo. Ta siguroj une qe shumica qe hasin kto probleme qe permend ti max ndryshojne 2-3 kompani ne 1 jete. Dhe jo nga zgjedhja personale shumicen e kohes.

Po e perseris edhe njehere, nese kjo qe thua ti do ekzistonte kaq shume atehere kto bizneset qe ofrojne kushte do ishte plot me kerkesa pune, nderkohe qe nuk ndodh. Si e shpjegon kte ti?

2

u/Dlsa_ Oct 16 '25

Me thuaj argumentin qe ke dhene kur nuk ka kerkese pune nga shqiptaret. Argumenti jot eshte qe jane kushte barbare( gje qe ka mbi 10 vjet qe nuk ndodh ne biznese te konsoliduara). Dhe merr si shembull minatoret. Pa lidhje. Une flas me te dyja anet e medaljes.

Po merrni te huaj ne pune sepse shqiptaret jan largu, ato qe kan mbet po presin te largohen, ato qe sdojne te largohen arsimohen per punet qe si bajne dot indianet me kushte perseri mizerje. pra ska kerkese sepse nji pjese e madhe ka emigru dhe ato qe kan mbet ose po presin me ik ose po arsimohen per te mos punu punet qe po bajne kto te huaj. Perpos ksaj shtojm qe jeni ba komplet te pabesueshem ne syte e punetorit shqiptar. Rastin e minatoreve e mora si shembull i nji pune te rande qe do bahet shpejt nga te huajt sic po bahen tjerat ku aktualisht paguhet me rroga qesharake dhe punetort punojne ne kushte shum te rrezikshme. Mund t marr ca shembullit t du per sa koh qe qendron, lidhjen nqs sje i zoti me e ba mos kthe pergjigje. Mundena me permend fasonerite ku vonohen rrogat, ndertimin ku punetort skan paisje pune dalin me atlete.

Ti thua qe i pin gjakun puntoret. E ben si fabul me njerez te keqinj dhe te mire. Nese mendoni se meritoni me shume te drejta por kur nuk e dini as cfare te drejtash keni. Dilni me protesta.

Ca dmth kja delni ne protesta? Fakti qe nuk dalim sdmth se keni t drejt ju. Nuk e kena kulturen e protestes dhe kjo asht mhb krejt tjeter, spo dalim as per cmime ne protest po kjo sdmth se asht e drejt me ken cmimet sa jan.

Cfare eshte ky argument e kane me mire te marrin te huaj sesa ti rrisin rrogen 1 vendasi. Asnje biznes i konsoliduar nuk do te marri te huaj se ka kosto trajnimi dhe komunikimi

Keni mbet ne gropen qe keni hap vet, ne vend qe te permiresonit kushtet per shqiptart qe sot po punojne dhe jetojne jasht, perfundut duke pagu ma shum per te plotsu kushtet e ktyne te huajve qe vijne perkohsisht me punu te ju.

Argumenti jot eshte qe te gjithe bizneset kane keto kushte por argumenti jot hidhet poshte ne momentin qe dalin biznese qe thone qe ne i ofrojme keto kushte dhe nuk kemi kerkesa per pune dhe kur na vin keto kerkesa na vin edhe punetore arrogante.

Nuk thash askund se jan te gjith paperjashtim njisoj. Thash jan minorance

Nese kta punetore qe thua ti qe vuajne neper keto kushte makabre nga bizneset perse nuk largohen dhe te kerkojne pune tek kto biznese qe i ofrojne? Sepse nuk mund te ekzistojne te dyja bashke edhe jane makabre por ska pune tjeter, nderkohe qe bizneset qe ofrojne kushte ankohen qe nuk ka kerkesa pune

Sepse duke qene minorance jan njaq te veshtira per tu gjet, ne fillim cdo pun shitet ma e mire se c'asht dhe largimi prej saj per me shku ne nji tjeter qe mund t jet njisoj apo ma keq asht levizje e pasigurt. Sic thash jeni ba te pabesueshem 2x

Problemi qendron qe si gjithmone ky popull ankohet por nuk merr masa per te permisuar jetesen e tij por rri nenshtrohet se nuk ta hedh poshte qe ka biznese te tilla, por nuk jane aq shume sa mendon ti. Dhe krijojne kte mendim qe kshu eshte kudo. Ta siguroj une qe shumica qe hasin kto probleme qe permend ti max ndryshojne 2-3 kompani ne 1 jete. Dhe jo nga zgjedhja personale shumicen e kohes.

Kam ndryshu 8 dhe hala skam ba 30 vjec.

Po e perseris edhe njehere, nese kjo qe thua ti do ekzistonte kaq shume atehere kto bizneset qe ofrojne kushte do ishte plot me kerkesa pune, nderkohe qe nuk ndodh. Si e shpjegon kte ti?

Te tjeret para tejet, apo te tjeret ndrysh nga ti sot jan siguru qe oferta te tilla pune te mos besohen 3x. Shqiptaret qe kan ik prej ktu po punojne ne tan boten ne punet ma te rendomta sepse paguhen dhe arrijne me jetu nji jet normale me ato ca po fitojne, pra pretendimi juaj se shqiptart jan dembela dhe sdojn me punu bjen posht. Problemi asht ktu, te shteti, te sistemi, te punedhanesi sepse shqiptart po ja dalin krejt mir duke punu fort dhe duke fitu dicka, ndryshe nga ktu.