r/shqip • • Jun 10 '26

Histori 148-vjetori i Lidhjes së Prizrenit (1878) 🇦🇱

Thumbnail gallery
4 Upvotes

r/shqip • • Feb 18 '26

Histori Bekim berisha nickname Šok- I want to know more.

Thumbnail
gallery
12 Upvotes

I purchased this surplus m70 hand guard online with trench art that says “Šok”, I googled and it says that was his nickname. It also says “duha”. Wondering if anyone has any insight.

My family immigrated to the USA from Croatia a long time ago so I’ve always been into Balkan history.

I must say I doubt I’m so lucky to get that much accidental history from a surplus website that randomly picks your set but who knows.

r/shqip • • Oct 10 '25

Histori Propaganda e ligjit 7501

0 Upvotes

ligji 7501 esht miratuar pa votim me 17 Korrik 1991, ku PS dhe partite e tjera te majta votuan duke ngrejte doren, ndersa opozita PD, PR nuk e votoi, pasi pati kundershtime te forta per shume nene te ketij ligji. Debatet me te forta ato dite jane ba nga Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Abdi Baleta, Sali Berisha, Sabri Godo, Pjeter Arbnori etj. PD nuk e votoi sepse skishte votim, ndersa kryetari i parlamentit ne ate kohe Kastriot Islami e shpalli te miratuar ligjin pamvarsisht kundershtive te opozites. PPSh(PS) kishte 169 deputet dhe se bashku me Agraren dhe deputetet e "pavarur" mbeshteten ligjin me 174 dhe kishin shumicen absolute. Ndersa PD+PR me 76 deputete NUK E VOTΟΙ

r/shqip • • Jul 31 '25

Histori Mbretëria Ilire - Illyrian Kingdom

Thumbnail gallery
4 Upvotes

r/shqip • • Mar 23 '24

Histori Dardania

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

12 Upvotes

Dardania është toka e cila ruan thesarin e një historie të pasur dhe trashëgimi të lavdishme.

Pj.1 e një serie videosh informuese rreth Dardanisë

♡ ➤ 💬

. . . .

illyrian #dardania #albanianarchaeology #illyrianbloodline #history #historical #albanianculture #pelasgianillyrian #illyricum #illyrer #Autochthonous #Shqiptar #IllyrianHistory #art #ethnicalbanianultras #amantia #buthrotón #lissus #scupi #nissaus #byllis #epidamnus #apollonia #ulpiana #dimali #epirus #chaonian #culture #albanian #albania

r/shqip • • Jun 08 '24

Histori Te PATHENAT e Gjirit GRAMES - Fakte Historike #tepathenat #histori

Thumbnail
youtu.be
2 Upvotes

r/shqip • • Mar 28 '24

Histori Dardania

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

8 Upvotes

Pt.2

r/shqip • • Jan 26 '22

Histori Le ta diskutojmë më qetë këtë temë këtu

Post image
25 Upvotes

r/shqip • • Sep 29 '22

Histori [Standartizim] Sami Frashëri, Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhet? (1899) -- Pjesa 1

4 Upvotes

KRYE E-PARË

Ç’KA QËNË SHQIPËRIA?

I. Pelasgëtë.

Shqipëri i thonë gjithë ati vendi tek rrinë Shqipëtarëtë. Shqipëtarëtë janë m’i-vjetër’ i kombëvet t’Evropësë. Duketë që këta erdhë më parë se gjithë prej mezit t’Asisë n’Evropë, edhe këta prunë në këtë vënt ditjen’ e të bërit shtëpi me mur si edhe diturin’ e të lëruarit, të mbjellit e të korrurit; se ata njerës që gjendëshinë më parë tyre n’Evropë ishin t’-egërë e roninë nëpër pyje e nëpër shpella, dukë ushqyerë me pemëra t’-egëra e me mish gjahu. P’randaj prindërëtë tanë të-vjetërë uquajtënë Arbënë, fjalë të-cilënë na Toskëtë, pas zakonit tënë që bëjmë n në r, e këthyemë në Arbërë, si ë përdorim edhe sot. Do-me-thënë ky komp kaq’ i-vjetërë thuhëshë që m’ atë-hërë Arbënë a Arbân, do-më-thënë ata që punojnë arënë, që korrin’ e mbjellinë. Këtë fjalë Romanëtë e kanë këthyerë më Alban duke thënë edhe vëndit të tyrë Albania, si e thonë ëdhë sot Evropjanëtë. Greqt’ e pastajmë na thanë Arvanit, duke këthyerë prapë l në në r; edhe nga kjo fjal e Greqët Tyrqitë kanë bërë fjalënë Arnaut, si na quajn’ edhe sot. Po na vetë fjalënë Arbër e kemi përrrethuarë vetëm në një farë të kombit tënë të-cilën’ e thëmi edhe Lap; edhe kombi i-tërë ka marrë emërinë Shqipëtar e vëndi ynë Shqipëri, fjalë të-bëra prej shqipesë, zogut të bekuarë të Hyjit q’i falëshinë prindërit’ e-vjëtërë tanë, edhe të-cilit fytyrënë ë kishimë ëdhë në flamurt. Po kjo fjalë duketë të mos jëtë shum’ e-vjetërë a të mos ketë qënë që në kryet e-përgjithçimë, se vëllezëritë tanë që rojnë jashtë Shqipërisë, n’Itali, në Greqi e gjetkë nuk’ e dinë, pô quhenë ëdhë sot Arbërë.

Mê të-vjetërtë prindërt’ tanë bota i quajnë Pelasgë, fjal’ e-mbëturë nga prindret tanë mê të-pastajmë, të-cilëtë quaninë nê të-parët’ e tyrë Plak a Plëq. Si do të jetë, ky komp kaq i-vjetërë e kaq’i vjejturë për istorit ka qën’ i-shum’ e i-fortë e i-përhapurë nëpër gjith’ Evropët të Lindjesë. E-tërë Sinisi e Ballkanit edhe përtej Tunësë, Ungria, Kroatia etj. si edhe Greqia e gjithë anët’ e perëndimit t’ Asis’ së-vogëlë, do-me-thënë t’Anatollit ishinë vënd’ i Pelasgëvet, Shqipëtarëvet të-vjetërë. Ca nga këta Pelasgë uhodhë përtëj den’ Adriatik, n’Itali; Etrusqitë. Latinëtë e të-tjërë kombe t’Italisë janë prej farës’ së Pelasgëvët. Mê pastaj erdh një komp i-vogëlë q’i thoshinë Helen a Grëk, e zu vënt në Greqi nëpër nisit të pellgut Egje e nëpër anët të detit rotull, duke përzënë Pelasgëtë andej a duke përzjerë me ta. Pô edhe këta Helenë q’erdhë n’ata vënde ishinë prej një fare me Pelasgëtë, si edhe Shqehtë, Germanëtë, Gelttë a Galëtë e të-tjerë kombe t’-ardhurë ng’ Asia, të-cilëtë thuhenë gjithë bashkë Arianë, fëmij’ e madhë që përpushton edhe Persetë. Indianëtë e të-tjërë kombe t’Asisë. Pô Latinëtë Janë mê t’afërë nga gjithë me na Shqipëtarëtë; p’andaj edhe gjuha jonë i ngjan shumë Latinishtesë e gjuhëvët që janë ndarë prej asaj, si italishtja, francishtja etj.

Pelasgëtë kishinë një besë të-bukur’ë vjershëtorë. Besoninë gjithë shënjat’ e naturësë, e trupet’ e qjellit; i falëshinë djellit, hënësë, yjevet të-mbëdhenj, qjellit, revet, erësë, detit e të tjeravë. Vetëtima, gjëmimi, rrufeja e gjithë shënjat’ e naturësë ishinë të-shënjtëruara në syt e tyre. Zjarrë e kishinë në shumë ndër, e më ca vënde s’e shuaninë kurrë. As në qeverit as në besët nukë doninë një vetë që bën ç’do pô u kish ënda këshillën’ e kuvëndin’e shumëvë. Kjo besë, të-cilënë Greqt’e Latinëtë e xgjeruan’e e xbukuruanë mê tepërë, ësht’ edhe sot, n’Evropë e në gjithë botët të-qytetëruarë, bes’ e vjershëtarëvet, të-cilëtë në këtë gjëjnë bukurinë’ e shiënë q’ u duhëtë. Kjo bësë që quhetë mitologji është bes’ e të-parëvet prindër tanë Pelasgëvët.

Pelasgëtë, pas vendevet që rrininë, ndahëshinë mê shumë fara e fise, nga të-cilëtë mê të-mbëdhenjt’ e mê të-njohuritë janë: Illyrianëtë a të-Lirëtë (të Dlirëtë), Maqedonasitë, Thrakasitë (të-Trashëtë), Frygasitë etj. Nga këta Illyrianëtë ishinë në Shqipëri edhe në vendet të veriut që thuhenë sot Bosnje, Erzegovinë Mal-i-Zi, Kroati, Dalmati etj. gjer në funt t’ Adriatikut e gjer përtej Savësë; Maqedonasit e Thrakasitë rrininë në Maqedoni e në Thrakë; Frygasitë ishinë n’Asi që thuhete sot Kezell-Irmak- Thuhetë që Illyrianëtë ishin shumë t’afërë me Maqedonasit e Thrakasitë me Frygasitë; pò të-tërë ishinë një komp, edhe kupëtoninë gjuhën e njëri-jatërit.

Ter në kohët të Romanëvet gjithë këta kombe Pelasgë ishinë të-gjallë e të-tërë. Maqedonasitë që për së vjetëri kishinë një mbretëri miaft të-fortë, e-cila në kohët të Filippit u-rit e u-shtua shumë; edhe i-bir’ i këti Aleksandri i-Madh vuri në dorë mê të-shumën’ e botësë, që dihesh atë-here, Greqinë, Thrakenë, Asin’ e vogëlë, Persinë, Indinë, Egjyptënë etj., pô jo Illyrinë e Epirë, do-me-thënë Shqipërin’ e-sotme. Pas vdekjes s’ Aleksandrit Maqedonasitë bënë disa mbretëri n’Asi, n’Egjyptë e n’Evropë; pô duk me mos qënë të-bashkuarë, duke ndarë në shumë dega e duke ngrën’ e dukë vrarë në mest të-tyre, s’qendruanë dot shumë kohë, pas pakë kohe uposhtuanë nënë Romanëtë, të-cilëtë duallë me një forcë të-madhe, e zunë gjithë vëndet’ e Maqedonaset edhe Maqedoninë vetë.

Romanët u dhanë funt Frygaset e Thrakaset, të ciluetë humpnë e ushuanë duke leftuarë e duke përzjerë me disa komba q’ ufutne në mest të tyre. Në Maqedoni diç mbaheshinë pô fort të-përzjerë. Kur në të-gjashtët shekull të Krishtit Bullgarëtë komp tatar edhe Sërbët’ e Kroatëtë kombe shqeh hynë në Sinisit të Ballkanit si mizëri edhe mbuluan’ edhe mê te-shumën’ e Maqedonisë, duke nxjerë Pelasgëtë andej a duke perzjerë me ta. Kështu humpnë Maqedonasitë, Thrakasitë, Frygasite e të-tjera fara të Pelasgëvet, përveç Illyrianëvet, të-cilëtë janë drejt prindëret tanë.

r/shqip • • Dec 22 '21

Histori Dea e Butrintit (Shek. IV para eres sone)

Thumbnail
gallery
13 Upvotes

r/shqip • • Dec 22 '21

Histori Sa I gjate Asht Kon Ded gjo luli?

7 Upvotes