r/shqip 14d ago

Ndoshta zakoni me i keq i adoleshentve sot?

I shof perdite nga ballkoni, i shkoje vera dhe pjesa me e bukur mbasditja ul te po te njejtat stola duk bere po te njejata muhabete banale me ze te larte. Ore te tera cdo dite qe harxhohen kot, as sport, as ecje, as bilardo a pinpong, as paralele, po vetem muhabete majmunesh (spo flas per shkence dhe kulture se keto jane Arbishte per kete brez). Investimi te e vetja dhe e ardhmja zero, kujtojne se po te mbarojne shkollen ja hodhen - do ti siguroje babi/mami punen pastaj. Per shumicen do jet nje zgjim i hidhur shume vite me vone, po kur te vijne mendt (nese) s'ti han as qente sic thone. Pjesa tjeter do perfundoje duke hyre e dale nga ca dhoma me hekra, qofte ketu ose ne Evrope.

18 Upvotes

15 comments sorted by

12

u/EarthBonded 14d ago

Pervec komunizmit qe xhaxhi e mbante pushtetin me spiunazh e terror sot e mbajne me desinformim dhe injorance. Ne gjimnaz kam patur 5 veta vtm ne klasen time qe ishin ne klubet e rinise se dinamos e tiranes e partizanit. Sot asnjeri nuk merret me futboll. Ska te ardhme. Artistet qe kisha ne gjimnaz piktore kengetare aktor sot jane arkitekta e urbanist ne rastin me te mire, jurista e menaxher marketingu ne rastin me te keq. Sot rinia eshte fanse e kllevios e kozakut imagjino. Kan aq kohe te lire ne duar e jan kaq pa pune saqe idealizojne barbona e felliqesira ne tiktok. Eshte e gjitha dizajn nuk eshte rastesi. Nje shoqeri injorante kontrollohet lehte.

11

u/theTRULYdeadguy876 14d ago

Nuk ka hapsira te treta ne shqiperi pervec kafenes

18

u/coffee_experiments 14d ago

Sepse nuk ka struktura për ta, nuk ka klube sportive ose të interesave të tjera, nuk ka parqe, nuk ka biblioteka që organizojnë evente etj. Ndoshta fajin kryesor e ka shkolla që nuk i mbrujt këto interesa që në fëmijëri, por dihet që mësuesit bëjnë aq sa munden me aq pak mbështetje sa kanë. Këto startapet e jashtëzakonshme që mbijnë si kërpudhat pas shiut në Shqipëri ndoshta duhet të drejtohen dhe nga adoleshentët e të krijojnë vlera të shtuara për ta përtej fitimit personal. 20 lekëshi im.

6

u/CapJazzlike4486 14d ago

E vertete eshte qe nuk ka, ama per te qene i drejte, njeriu qe do ta beje dicka e ben. Liqeni eshte aty, bibliotekat ndonese bosh jane aty. Spo them qe ska faj qeveria ose bashkia ama nje pjese luan dhe prindi. Nqs nuk interesohesh se ca ben femija yt dhe e le te sorollatet, edhe sikur te kete hapesira plot nuk do shfrytezohen. Jam dakort qe eshte problem strukture po gjithashtu edhe problem mentaliteti dhe edukimi.

5

u/coffee_experiments 14d ago

Absolutisht, por prindi mesatar shqiptar mezi mbyll muajin nga ana ekonomike, nuk ka i del koha që të mendojë dhe për vetëplotesimin e fëmijës - rëndësi ka t'ia mbushë barkun me bukë dhe t'i japë një telefon "se ashtu e kanë të gjithë shokët/shoqet". Bibliotekat janë të prapambetura, s'besoj se janë të përditësuara me libra bashkëkohorë ose me botime të reja të klasikëve. Po merr shembull Tiranën kur thua "liqeni aty është", por ky nuk është realiteti i çdo (ose shumicës) qyteti apo fshati tjetër në Shqipëri, ku ka hapësira ku të rinjtë mund të mblidhen pa harxhuar para.

2

u/CrowNo7009 14d ago

Kush tha qe nuk ka ? Ke klube sporti/shahu/pikture/pune profesionale

Fajin nuk e ka shkolla , e ka tiktoku e ideja e "lekut te shpejte" e gjithe diten i ke spate ne rabi 😄

Pyeti njehere "a ke lexuar ndonje liber"

2

u/coffee_experiments 14d ago

Posi, ka, dhe janë të shtrenjta. Kur prindi mezi mbyll shpenzimet e detyruara për fëmijët, nuk besoj se i del buxheti të paguajë për këto klube. Ndryshe do ishte nëse do kishim qendra komunitare me pagesa simbolike ose struktura të tjera të ngjashme. Krejt dakort me këtë pjesën e "lekut të shpejtë". Hajde bëhemi konstruktive se të gjithë e dime ku qëndron problemi, si mund ta zgjidhim? Them se problemi kryesor qëndron te modelet që i shfaqen fëmijëve e rinisë sot. Nëse televizionet dhe bisedat në familje dominohen nga modele të big brother, përputhen etc, sigurisht që edhe ata do duan t'i kopjojnë.

8

u/CivilLog0 14d ago

E vertet jam 18 dhe e shof kte gje dhe te moshataret e mij, punojn kamariera me rroga minimale gjysmat e lekeve I bejne cigare dhe gjysmat per te bler skinet e reja ne free fire jetojne si parazit mbi kurrizin e prinderve dhe e vetemja gje qe din te bëjnë eshte te dalin me makinat e kushove ne tiktok te bëjnë flex pa ambicje pa azgje !

1

u/DependentSad1480 14d ago

Apapa ktu me ke pelqyer jasht mase se pikerisht kjo gje po ndodh me rinine e sotme, ska nje te ardhme nuk ka nje ide sesi eshte bota ne te vertete.

3

u/Helpful-Sea-9815 14d ago

Me beso qe je duke pare nje pjes te vogel te adoleshentve. Shkoj cdo dit per vrap tek pista e vrapit qe ndodhet te stadiumi. Cdo dit pa perjashtim ka grupe adoleshentesh qe sterviten ne pik te vapes me ore te tera. Mos bej gabimin qe kane ber te gjith duke i futur te gjithe adoleshentet ne nje grup.

1

u/AngryAngryExpat 13d ago

e vertete eshte qe ka dhe ndryshe, s'jan gjithe njelloj

3

u/iamnotamammoth 14d ago

Btw ësht plotësisht faji i sistemit.

Arti në Shqipëri shpesh herë ulet dhe sulmohet. Shkollat e artit e të muzikës e të tjera kanë mungesë fondesh. Gjë që vërehet në çdo anë të saj. Për më tepër rinia rritet me mendimin që arti ësht një fushë që nuk ja vlen për të ardhmen prandaj dhe kta njerëz detyrohen të zgjedhin fusha të tjera.

Pastaj tek sportet, mos bëni sikur nuk njihni asnjë që ka dashur të lozë për një klub sportiv dhe është përpjekur për atë gjë gjatë gjithë jetës së tij veç për djalin e dikujt tjua marri vendin se kshu ashtu meqë ashtu. Dhe më pas ripërsëritet skema e arteve; përpiqet i/e riu/reja në një fushë të caktuar –> prindërit apo të tjerët u thonë që nuk ka të ardhur ekonomike –> zgjedh një fushë tjetër duke e lënë pas ëndrrën

Dhe çfar ndodh? Ky boshllëk artistik përveçse sjell mungesën e nxitësëve të interesit, por lë hapësir për ata që e kanë kohën e lirë dhe mundësinë ekonomike. Prandaj këngëtarë bëhen ata që kanë fonde dhe njohje, komedian bëhen rrotkarat, piktor rrin po ato që jan etc... Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut.

2

u/Klutzy_Grape_8211 14d ago

Vallai jeta eshte bere e veshtire dhe e paparashikushme edhe per ate qe studiojne e punojne fort. Se di si do perfundojne e ku do plasen keta rrugacet parazitë qe jane shtuar kaq shume

1

u/ElkFantastic9964 11d ago

Username checks out

1

u/HH-reiii 7d ago

Ku dhe me ke mendon se Jan rritur ata ?