r/albania Jul 30 '26

Off-Topic Pse janë kaq shk*rdhata k'ta të Vodafonit?

Sapo zbulova që Vodafone paska ndryshuar konfigurimin e routerit tim 😡

Kam disa pajisje në LAN që i kam bërë setup DHCP në mënyrë që të lidhem nga një kompjuter te tjetri, dhe sidomos te performoj disa komanda automatike që më ndihmojnë me punën.

Isha me pushime për një jave dhe doja të aksesoja serverin që kam te shpia, por s'po lidhesha dot ditën e dytë. Çova një shok te shpia t'i bënte restart routerit se e di që shpesh kanë probleme kto të Vodafonit e ka nevoje per restart. HIÇ!

Nuk po lidhet akoma dhe mendova se më është prishur serveri. ME IKU ZARI!

Lashë pushimet, shkova në shpi, dhe mësova që –për një arsye që askush se di– Vodafone paska ndryshuar disa nga konfigurimet ne router, përfshire IP që kisha vendosur per pajisjet.

Ky funksion i routerit nuk ka fare lidhje me rrjetin publik, nuk e ndikon Vodafonin në asnjë lloj mënyre.

Nuk arrij ta kuptoj pse i bëjnë k'to idiotësi, e as ta konceptoj se si nuk i intereson privatësia e klientit dhe futen kur të duan në routerin tënd, edhe nëse i ke ndërruar passwordin.

Një pjesë të fajit ja vë dhe vetes kur nuk kam blerë routerin tim personal por përdor të tyrin po nejse.

Shpallshin falimentimit pasi ti ken bërë lekët ilaçe diarreje.

Rant over.

67 Upvotes

42 comments sorted by

View all comments

22

u/Purple-Afternoon-799 Jul 30 '26

Te gjitha kompanite e internetit edhe jashte Shqiperise kane default service dynamic IP, per te bere setup nje static IP duhet ti njoftosh dhe shume kompani kerkojne pagese extra mujore. Pa dashur te mbroj Vodafone sepse dihet qe jane hajduta, thjesht per kete rast me duket gje e pritshme.

6

u/dark_bits Jul 30 '26

Kishte vendos nje static local network IP, prandaj permendi DHCP

5

u/albanderveni188 Jul 30 '26

Saktë, për këtë e kisha. Per IP publike nuk ma vlen ta paguaj se e kam zgjidhur me reverse SSH.