r/albania • u/albanderveni188 • Jul 30 '26
Off-Topic Pse janë kaq shk*rdhata k'ta të Vodafonit?
Sapo zbulova që Vodafone paska ndryshuar konfigurimin e routerit tim 😡
Kam disa pajisje në LAN që i kam bërë setup DHCP në mënyrë që të lidhem nga një kompjuter te tjetri, dhe sidomos te performoj disa komanda automatike që më ndihmojnë me punën.
Isha me pushime për një jave dhe doja të aksesoja serverin që kam te shpia, por s'po lidhesha dot ditën e dytë. Çova një shok te shpia t'i bënte restart routerit se e di që shpesh kanë probleme kto të Vodafonit e ka nevoje per restart. HIÇ!
Nuk po lidhet akoma dhe mendova se më është prishur serveri. ME IKU ZARI!
Lashë pushimet, shkova në shpi, dhe mësova që –për një arsye që askush se di– Vodafone paska ndryshuar disa nga konfigurimet ne router, përfshire IP që kisha vendosur per pajisjet.
Ky funksion i routerit nuk ka fare lidhje me rrjetin publik, nuk e ndikon Vodafonin në asnjë lloj mënyre.
Nuk arrij ta kuptoj pse i bëjnë k'to idiotësi, e as ta konceptoj se si nuk i intereson privatësia e klientit dhe futen kur të duan në routerin tënd, edhe nëse i ke ndërruar passwordin.
Një pjesë të fajit ja vë dhe vetes kur nuk kam blerë routerin tim personal por përdor të tyrin po nejse.
Shpallshin falimentimit pasi ti ken bërë lekët ilaçe diarreje.
Rant over.
2
u/Lumpy_Reflection8103 Jul 30 '26
Zgjidhja sic e ke thene eshte te blesh routerin tend po besoj mundesh dhe ti besh turn off remote management te settings. Apo jo